Tirana me shkallë të lartë të ‘dembelizmit’, 42% e popullsisë as në punë dhe as në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë Tirana kryeson të 12 qarqet të vendit për nivelin e lartë të “dembelizmit” popullsisë jo aktive në tregun e punës (që nuk është as në punë dhe as nuk kërkon të punojë). Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 3-mujorin e fundit të vitit 2022 shkalla e inaktivitetit në Tiranë ishte 42 për qind, duke lënë pas edhe Lezhën e cila kryesonte renditjen për popullsisë jo aktive në tregun e punës për shumë vite. Tirana gjatë vitit 2022 reflektoi problematika në tregun e punës. Niveli i lartë i popullsisë jo aktive çoi në një shkallë të ulët punësimi në krahasim me pjesën tjetër të qarqeve.

Megjithëse në kryeqytet dhe rreth tij janë të përqendruar rreth 60 për qind e aktivitetit ekonomik, gjysma e popullsisë së Tiranës nuk dëshiron të punojë edhe pse disa industri po vuajnë për punonjës. Nga 12 qarqet e vendit, pas Tiranës Lezha, Dibra dhe Vlora kanë përqindje të lartë të popullsisë jo aktive në tregun e punës me mbi 40%. Në krahun tjetër, Berati, Korça dhe Elbasani kanë nivelet më të ulëta të popullsisë jo aktive në tregun e punës (shiko grafikun e mëposhtëm).

Në të gjithë vendin popullsia joaktive në fund të vitit 2022 ishte rreth 860 mijë persona sipas INSTAT, duke përfshirë të gjithë personat që nuk klasifikohen si të punësuar dhe as të papunë. Personat joaktivë, ose jashtë forcës së punës, janë persona që nuk punojnë, dhe as kërkojnë apo duan punë sepse janë duke vazhduar shkollën, janë në pension apo me aftësi të kufizuara, mund të jenë duke përmbushur detyrat shtëpiake, ose nuk kërkojnë punë sepse besojnë se nuk mund ta gjejnë atë.

Lexo edhe :  Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Shkalla e inaktivitetit jashtë forcave të punës llogaritet duke pjesëtuar popullsinë joaktive me popullsinë e së njëjtës grup-moshë. Ky tregues është rreth 38% në 2022. Si popullata aktive ashtu edhe ajo joaktive (jashtë forcës së punës) janë pjesë e popullsisë në moshë pune. Anketa e forcës së punës vëzhgon popullsinë 15 vjeç e lart, e cila është mosha kur njerëzit mund të fillojnë të punojnë sipas ligjit. Shqipëria ka pasur historikisht një nivel të lartë të popullsisë joaktive në tregun e punës, si rrjedhojë e zhvillimeve të vrullshme demografike të vendit dhe mungesës së një modeli ekonomik që të ishte i zhdërvjellët në punësim.

Problemet në tregun e punës kanë qenë nxitësi më i madh i emigracionit në vend, dhe tani emigracioni është kthyer në një problem të madh për tregun e punës./Monitor

Të fundit

Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin e tij të preferuar

Rrugët e qyteteve serbe kanë prodhuar skena të ngjashme për luftëra civile për ditë të tëra me radhë. Protestuesit kundër...

Trump bën gafën e radhës! Paskësh qenë dobët në Gjeografi

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se po i pajton, kanë qenë...

Rama vijon akuzat ndaj gjykatësit Balliu: Në 9 minuta…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish sot kritikat ndaj gjykatësit Hazbi Balliu për lirimin nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente...

Makth në aeroportin e Milanos, 26-vjeçari i vë flakën koshit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Malpensa të Milanos ku një 26-vjeçar i vuri flakën një koshi plehrash pranë...

Trump bën gafë: Solla paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Dy muaj pasi Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për shtyp ngatërroi Tiranën me Teheranin, teksa komentonte sulmin e SHBA-ve...

Lajme të tjera

Web TV