Miratohet vendimi, ja sa rritet paga për Policinë e Shtetit, Shërbimin Zjarrfikës dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dha sot pas mbledhjes së qeverisë detaje për vendimin e rritjes së pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit Zjarrfikës.

“Kjo ishte faza e dytë e rritjes në rreth tetë muaj, dhe si rezultat i dy rritjeve në sektorin e Zjarrfikësve, paga shkon rreth 14% rritja për të gjithë nivelet e këtij sektori. Për sa i takon Gardës së Republikës në këtë fazë kemi një rritje sipas gradave, ku grada më e ulët pëson një rritje rreth 22% pra në fazën e dytë, pra që nga shtatori. Dhe në gradat e tjera më të larta shkon deri në 7-10%. Dhe tek sistemi i Policisë së Shtetit kemi një rritje që shkon nga 7% për nivelet e larta, deri në 25% për nivelet inspektor, inspektor i parë apo inspektor i dytë”, tha Çuçi.

Ministri i Brendshëm theksoi se do të kemi një tjetër rritje page për këto kategori.

“Dhe në 2024 është parashikuar që rritja që do të bëhet në të tre fazat, pra duke e marrë që nga tetori i vitit të kaluar e deri në 2024, rritja do të bëhet deri në nivelin rreth 40% për të gjithë sistemet. Besoj se është një nga rritjet më të mëdha historike që kanë pasur të tre këta sektorë, që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për sa i takon mbarëvajtjes së rendit dhe sigurisë publike”, u shpreh ministri Çuçi.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV