Zbulohet vendi përrallor ku do të kurorëzojnë dashurinë Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qershor duket se do të bëjnë një dasmë të madhe dhe jo në një vend të zakonshëm por në “Lago di Como” në Itali.

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një vend përrallor që njihet si liqeni ku shkojnë të dashuruarit.

Në këtë ceremoni çifti aq i dashur për publikun tha se nuk do të mungojnë familjarët por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos.

Moderatorja tha se në qershor do të bëhet dasma, datën  e së cilës nuk e zbuloi por ajo ndër të tjera tregoi se muzikën në ditën e saj më të veçantë ja ka besuar, Anxhela Peristeri, Brunos dhe Klajd Harunit dhe i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani, i cili është këngëtari i preferuar i Arbanës.

Nuk dimë ende se kujt ja ka besuar fustanin e bardhë, por me siguri grimin moderatorja ja ka lenë në dorë Arbër Bytyqit. Kujtojmë gjithashtu që Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, por nuk duhet të harrojmë edhe Jonin djalin e madh të Arbanës që ajo ka nga martesa e saj e parë.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës bankare për shpenzime nga Monika...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Lajme të tjera

Web TV