Iftari “Petlla në ujë”, e shtrojnë analistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ilnisa Agolli

Jemi në një situatë pa zgjidhje, sa kohë që çdo 4 vjet llafazanët hiqen sikur i japin kuptim kësaj përralle pa fillim dhe fund, që Veliaj duket simpatik sa herë thotë “Shto miell, shto ujë”. Pra një situatë pa zgjidhje, por në një kohë me zgjedhje! Pa zgjidhje sepse as lutja në Zot për të shpëtuar nga kjo rrëke analizash të ca burrave po të njëjtë që rrinë ulur në tavolinën e përhershme prej ku vetëm forma ndryshon dhe moderatori… të japin mend. Nuk e di a mjafton kaq për një rrugëzgjidhje dhe mëshirën që i kërkojmë atij lart?

Këto kohë pa zgjidhje, por me zgjedhje, me gjithë të ligat që i bien Shqipërisë herë pas here, Zoti kujtohet për shqiptarët dhe s’po marr vesh pse duhet të flas për ta ose më mirë për kësi rrëmbythje sic do t’i quante Rusvelti në konceptin e tij. Çfarë është pra? Mundet se ndryshe nga ne, analistët kanë një të mirë. Janë të vetmit që Zoti ua shton inatin.

Por ky Zot, i njëjti edhe me tonin a po bën dallime dhe po anësohet? Zoti tyre na paska shkuar të punojë në një TV afër Dajtit, rrjedhimisht aty ia kalon më mirë se Zoti ynë që mund të jetë edhe pa punë. Si i bëhet? Duhet të luajmë indiferentin në kombin me zemrën më të madhe që rrojmë, që kemi dhe që personalisht njoh (meqënëse udhëtoj çdo javë dhe kam vetëm pak që jam kthyer nga Selaniku).

Që t’i bie shkurt: Zgjedhjet për bashkinë po shkojnë mirë, e mendoj sa herë kthehem në shtëpi dhe shtrihem në divan. Bindjet politike janë si ngjarje frymëzuese për ne; sepse e kemi mendjen vetëm për të sharë dhe Selaniku im, çuditërisht kishte të njëjtin efekt me aq sa lexova në një portal anonim.

Madje dhe emri i TV që punoj nuk duket keq, nga “Euronews Albania” në Evronjuzi* dhe me shumë mundësi që Zotit tim dhe qindra shqiptarëve në botë as që i bie rruga andej, sepse veçse punon në një tjetër, i ka skaduar dhe aboneja.

Lexo edhe :  Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Kështu vendosa të bëj një telefonatë dhe mora refugjatin më të ri në postin e drejtorit të këtij treni mediatik. Ishte në kabinë; dëgjonte gazetarët padyshim dhe pasi i hidhte nga një karamele secilit i jepte dhe udhëzimet e fundit para se të mbërrinin në stacion. Në stacionin e fushatës e kam fjalën. “Prime time” nga e hëna-enjte darkave.

Ti s’je fare në vete, i thashë. Ti dhe fryma pesimiste tipike që ke dhe që vetëm ata fshatarët e mjerë ta adhurojnë dhe durojnë sa herë i flet duke i shkuar aq pranë hundës. Je në prag mënxyre dhe nuk ke asnjë mundësi të rregullosh këtë bazë me analistët që i dhimbsen çdo ditë e më shumë gazetarëve të fundit mbetur në qytet; si puna e kallauzit fshatit dhe fshati kallauzit.

Ç’ke tha? Mbase Zoti do kështu që të ndodhë. Por, Zoti nuk e kupton fare se si shkruajnë akoma letra anonime në prill, 2023 dhe çojnë telegrame për emisione që të rrisin dëshirën dhe bashkojnë fqinjësinë në Ballkan, i thashë, aq si nuk kupton kur merren me bisedime të një lloji të ulët pa asnjë funksion për situatën aktuale në të mirë të qytetit. Kaq dhe e mbylla me drejtorin. Tani po t’i them dhe ty dy fjalë:

Por ti i nderuar gazetar* jo i Zotit sa i shkopit, nuk mund të kuptosh asgjë. As Tiranën të cilën e lexove veçse kur erdhe në moshë të madhe dhe shkele tokën e premtuar duke pasur princip vetëm vendlindjen. Atë që prapë nuk e ke, sepse edhe atë e humbe.

Dhe as këto zgjedhje nuk i kupton; mbase se autoritetet e larta qeveritare për shumë arsye e kanë shpërfillur vite me radhë mendimin tënd dhe pa kaluar këto dy faza nuk besoj se kupton gjë tjetër. Tani a më ka hije ta mbyll me arsyen e Selanikut tim? Besoj, po. Pas çdo petlle në ujë tënde dhe shokëve të tu edhe Zotit do t’i pëlqente si arsye. E kam fjalën për atë që sot pranon gjithë lutjet dhe sakrificën e besimtarëve; meqë është dita e fundit e muajit Ramazan.

 

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV