Skandal/ Mësuesi me 3 mijë € të jep diplomën e shkollës së mesme pa bërë asnjë ditë mësim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiks Fare zbuloi një tjetër skandal në lidhje me dëftesën e pjekurisë, që mund të merret kundrejt pagesës pa bërë asnjë ditë mësim. Adrian Cani mësues fiskulture në shkollën 9-vjeçare “Adem Bedalli “ në Peqin , bën pazare për shitje diplome të shkollës së mesme kundrejt 3 mijë eurove.

Dikur ish-drejtor gjimnazi në qytetin e Peqinit, sot mësuesn në shkollë 9 vjeçare, Cani premton diplomë të shkollës së mesme kundrejt 3 mijë eurove.

Adrian Cani njëkohësisht është pedagog i jashtëm në një universitet privat në kryqetet, por edhe nënkryetar i Partisë Demokratike në Peqin.
Por si u zbulua skema nga emisioni Fiks Fare? Menjëherë pas informacionit që mbërriti në redaksinë e emisionit , një bashkëpunëtore e Fiksit u interesua pranë mësuesit Cani.

Pa ansnjë ndrojtje në pazare Adrian Cani i pohon bashkëpunëtores sëFiksit dëftesë pjekurie kundrejt shumës prej 3 mijë eurove. Dhe parat duhet të jepeshin paradhënie. Gjithyashtu mirë do ishte që personat e interesuar sipas mësuesit të ishin mbi 38 vjeç. Pra persona që në vitet 2005-2006 kanë qenë në moshë mature. Kjo pasi vitet më pas të gjitha të dhënat janë hedhur në sistem , ndërsa vitet përpara ende janë në regjistra me shkrime dore. Kjo u jep mundësi të shtojnë emra në këto regjistra.

Gjthçka është e rregullt siç pohon mësuesi me numër amze, dhe lehtësisht e verifikueshme nëse shkon interesohesh në institucionin nga del kjo dëftesë.

Mësuesi i kërkon paratë në fillim pasi thotë se është djegur herë të tjera dhe i është dashur të fusë lekë nga xhepi. Gjithashtu kërkon dhe informacion të plotë mbi personin e interesuar që kërkon të pjiset me dëftesë, që në moshën që i përkon gjimnazi të mos ketë bërë burg. ” Unë i bëra dëftesën sikur ishte në gjimnaz ndërkohë personi vuante dënimin në burg. Jam djegur dhe kështu” shprehet Adrian Cani.

Dure rënë dakord parimisht për çmimin , Cani i kërkon bashkëpuntores së Fiksit foto të hershme dhe kartën e identittetit të personit të interesuar. ” Për një javë ose pak më shumë del dëftesa pastaj” shprehet mësuesi.

Por përveç mësuesis Adrian Cani mban dhe një post tjetër atë partiak, ku nuk harron të përmendi emra të politikës. Për të vërtetuar që kjo është e vërtet, bashkëpunëtorja e Fiksit takon djalin e kandidatit për kryetar bashkie në Peqin dhe ai i konfirmon postin e Adrianit në PD. Ai mban postin e nënkryetarit të PD-së në Peqin.

Gazetarët e Fiksit pasi mësojnë orarin e mësimdhënies së mësuesit Cani e telefonojnë shkojnë në shkollën 9 -vjeçare.

Drejtoresha e shkollës sqaron gazetarët se mësuesi atë ditë nuk kishte ardhur, madje as nuk kishte lajmëruar në shkollë se do mungonte.
Në telefonatën me gazetarët mësuesi preferoi të mos jepte asnjë shpjegim në lidhje me shitjen e diplomës së shkollës së mesme, por vetëm përdori fjalë fyese për bashkëpunëtoren e Fiksit e cila e ka regjistruar./ tch

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV