Atentati ndaj biznesmenit, Hoxha tregon DETAJE: Lëvizte me makinë të blinduar dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje nga jeta politike dhe private e Ardian Nikulajt, i cili mbeti viktimë në një atentat në Shëngjin dy ditë më parë.

Hoxha u shpreh se e kishte takuar dy javë më parë me biznesmenin, i cili i kishte treguar që do të mbështeste në zgjedhje kandidatin e opozitës edhe pse vitet e fundit kishte mbështetur mazhorancën.

Sipas Hoxhës, Nikulaj lëvizte me makinë të blinduar dhe pjesën më të madhe të rasteve ishte i shoqëruar, pasi kishte edhe konflikte të vjetra. Sipas Hoxhës, Nikulaj synonte të fitonte 7-10 anëtarë të këshillit në zgjedhjet e ardhshme të 14 Majit.

“I ndjeri ka lënë katër fëmijë, ishte një faktor i rëndësishëm sidomos në fushatat elektorale, nuk është bere i dukshëm në zgjedhjet i fundit por ishte një aktor i rëndësishëm ën Lezhë. Lezha është një qark i djathë dhe herë pas here e majta tentonte ta përmbushte. Çuditërisht sot në këtë fushatë ai është i regjistruar si kandidat i këshillave bashkiak për PSD. Logjikisht ky duhet të ishte mbështetës i kandidatit të mazhorancës, unë e kam takuar jo më larg se dy javë, ngjarja është shumë e rëndë, Ardjan Nikulaj nuk është njeri lehtësisht i arritshëm, mund ta gjeje në Tiranë pasi ka biznese në Tiranë, sigurisht që gjatë kësaj kohe kam vënë re që ishte i kujdesshëm në lëvizjet që bënte, ishte i përfshirë në procese hetimore për një konflikt të filluar mbi 20 vite më parë. Lëvizte me shoqërues. Fillimisht kam njohur palën tjetër që ka qenë në konflikt me Nikulajn, ndërsa ai u bë i rëndësishëm kur mori pjesë në politikë. Në fushata të mëparshme ka mbështetur forcat e majta ndërsa në rastin konkret ishte mbështetës i PSD-së. Nikulaj do të mbështeste kandidatin e opozitës sepse është një kandidat shumë i mirë dhe unë isha kurioz për këtë”, deklaroi Hoxha.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV