Eurostat: Shqiptarët nuk shpenzojnë për veshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria dhe Kosova kanë shpenzimet më të ulëta për frymë në vit për veshje e këpucë.

Nga ana tjetër ky është një tregues indirekt ky i varfërisë së tyre, ose i të ardhurave të pamjaftueshme edhe pse në dukje mendojmë se priremi shumë për të shpenzuar për pamjen e jashtme.

Sa më pak të ardhura në dispozicion,aq më të ulëta janë shpenzimet e konsumatorëve për mallra jo të domosdoshme, duke nxitur blerjen e produkteve të lira.

Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet nominale për frymë të shtetasve shqiptarë në vitin 2021 ishin 147 euro, shumë më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 681 eurosh.

Për Kosovën e dhëna është e vitit 2020, me 130 euro për frymë.

Të gjitha vendet e rajonit, që janë dhe më të varfrat në Europë shpenzojnë më pak për veshje, ku më e larta regjistrohet në Malin e Zi, me 348 euro për frymë në vit.

Në total, shpenzimet për veshje e këpucë në Shqipëri për vitin 2021, sipas Eurostat ishin 413 milionë euro.

Rekordin në Europë për veshje e mbajnë norvegjezët, austriakët, danezët, me mbi 1 mijë euro për frymë në vit, të ndikuara dhe nga çmimet e larta të veshjeve në këto vende, por nuk mbeten pas as italianët (943 euro), që ndonëse nuk janë aq të pasur sa vendet nordike shpenzojnë shumë për veshje, si për të “justifikuar” perceptimin që ata janë qendra e modës.

Ku janë çmimet më të lira
Nëse do të që të blesh veshje e këpucë të lira në Europë, më e leverdishmja është Turqia. Vendi, që është dhe një prodhues i madh veshjesh, i ka çmimet sa 45.3% e mesatares së Bashkimit Europian.

Lexo edhe :  Prizreni, qendra kryesore e vizitorëve nga Shqipëria për festat e fundvitit

Pas Turqisë renditet Bullgaria, me 76.6% të mesatares europiane. E treta më e lirë është Maqedonia e Veriut (78.7).

Lirë mund të gjesh veshje e këpucë edhe në Mbretërinë e Bashkuar (85.6).

Në Shqipëri, çmimet janë sa 88% e mesatares europiane, pothuajse në nivele të njëjta me Spanjën.

Në Itali, çmimet janë pak më të shtrenjta se mesatarja europiane (103%).

Nëse shkoni në vendet nordike bëni mirë që të mos u drejtoheni dyqaneve pasi veshjet e këpucët kanë çmime të kripura, rreth 30% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian dhe rreth 4 herë më shumë se në Turqi.

Të fundit

Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte magnituda dhe epiqenda

Mëngjesin e kësaj të enjteje, një tërmet me magnitudë 3.1 ballë në shkallën Rihter ka ndodhur në Thesproti të...

Sulmi terrorist në SHBA, Biden: Vrasësi, veteran amerikan i frymëzuar nga ISIS

Shamsud-Din Bahar Jabbar, një qytetar amerikan dhe veteran i ushtrisë amerikane, është identifikuar si autori i sulmit të përgjakshëm në New Orleans që shkaktoi...

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë në...

Të shtëna me armë jashtë një klubi nate në New York, të paktën 11 të plagosur

Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat masive në klubin e natës Amazura në Queens, New York. Departamenti i Policisë së...

Kthjellime dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti për sot

Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në të gjithë vendin. Orët...

Lajme të tjera

Web TV