Pasojat që do ketë Këlliçi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dritan Hila 

Billboard-i i Belind Këlliçit është ofendues sipas shumicës së opinionit. Shefi i ekipit të PR-it të Belind Këlliçit është një person i cili nuk e ka ndritur në këto PR-e që ka bërë. Pra është një person i cili nuk është i shquar në këtë fushë. Sipas informacioneve që kam njerëzit e ekipit të tij i kanë thënë që duhet të bëjnë një fushate bërtitëse që t’u ngelin njerëzve në mendje. Dhe mesa duket kanë zgjedhur këtë billboard i cili për fat u hoq sepse ishte shumë ofendues. Prindërit duhet t’u shpjegonin fëmijëve të tyre se çfarë kuptimi kishte ky gjest dhe është shumë e sikletshme që unë duhet t’i shpjegoj fëmijës tim se çfarë është kjo dhe me siguri duhet ta gënjej.

Ky eshtë një gjest që ngacmon, por në kuptimin negativ. Ti thua me vete; Çfarë është ky idiot që më del me ketë poster. Është një moshë e pjekur, mosha jonë. Sepse ne jemi rritur në një moshë që kemi turp, kemi pasur turp të përdornim edhe fjalë që sot kanë hyrë në zhargonin e përditshëm. Ishte një billboard që shkaktonte vetëm bezdi dhe neveri për mungesën e fantazisë. Kjo ka lidhje edhe më të shkuarën e tyre. Po ta shohësh Këlliçi nuk ka lidhje me sportivitetin, mbase ka pasur fëmijëri të frustruar ku shokët e kanë rrahur vazhdimisht dhe vjen momenti që bëhen dikush dhe ka mundësi t’u ngrejë gishtat e mesit të gjithëve. Por kjo nuk është produktive. Njeriu është e mira që ta bëjë çdo gjë në kohën e vet.

 

Kur në moshën e pjekurisë përdor gjeste që i ke përdorur kur ke qenë adoleshent, e vetmja gjë që krijon është mendimi se ky është një i vonuar mendor. Dhe kështu nuk të krijon asnjë lloj ngacmimi për ta votuar. Po, ky djalë ka pasur problemet e veta, ka qenë mbi peshë, nuk është përfillur nga shokët, mund të jetë rrahur nga ata, nuk ka pasur të dashura, ose kur ka qenë në moshë më të madhe femrat nuk ia kanë hedhur sytë. Pra të gjithë këto krijojnë nevojën që këta njerëz të shkojnë te psikologu që të update-ohen me kohën ku jetojnë.

Lexo edhe :  Tirana, zemra ime

Por natyrisht nuk ngacmojnë njeri për të dhënë votë. Ana e bukur ishte e këtyre që e mbrojtën, këtyre personazheve mediatike, me siguri janë të vonuar mendorë për vete, nuk kanë lidhje me një Shqipëri normale, nuk kanë lidhje me njerëz normalë, përndryshe nuk mund të entuziazmohesh nga një budalla me brirë. Dikush me dy pare mend i tha hiqe se nuk ke asnjë përfitim, ose më saktë u tallën dhe të bënë meme. Këta të tjerët vazhdojnë e nuk flasin. Ky është një problem për atë forcë politike, por edhe për produktin që japin. Ka adoleshente që u duket një zgjedhje e bukur, ta bëjnë edhe ata.

Ne nuk do të donim të kishim vërdallë njerëz që na ngrenë grishin e mesit. Ky është mesazhi që jep Belo trimi, Belo artisti duke ngritur gishtat e mesit. Sa e pashë mendova: Çfarë fati ka Erion Veliaj. Ti kërkosh me qirinj njerëz të tillë është shumë vështirë t’i gjesh. Personalisht mendoj se që nga ky moment Këlliçi i ka të humbura shanset për t’u zgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës, megjithëse shifrat nuk i jepnin ndonjë rrezikshmëri te Këlliçit përballë Veliajt. Nëse do dilte një ekspert i fushatave elektorale, i PR-it, do te thoshte që Këlliçi e ka të humbur me këtë gjest. Padyshim kjo e çon Këlliçin në fund të klasifikimit.

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV