Deklarata e Luizit për vajzat e “Përputhen”/ Arbana: Nuk e bën një vajzë me turp fakti…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diskutimi për vajzat që vijnë nga “Përputhen” zuri një vend të rëndësishëm gjatë mbrëmjes së djeshme në BBV. Ishte luizi ai i cili gjatë një debati akuzoi se Efin se vjen nga Përputhen dhe se nuk është një person që dikush të jetë krenar me e pas motër.

Ishte Arbana ajo e cila menjëherë “i tërhoqi veshin” Luizit për këtë deklaratë të bërë. Së fundmi, Arbana ka reaguar sërish duke theksuar se do të reagojë gjithmonë kundër linçimit që i bëhet vajzave e që nuk ka asgjë për “turp” të marrësh pjesë në një program televiziv.

“Edhe njëherë tjetër dua të saktësoj përgjigjen time në lidhje me deklaratat e Luizit për “vajzat e Përputhen”.

Çdo vajzë që merr pjesë në një reality shoë si “Big Brother” apo “Përputhen” ka një linçim publik 10 fish më të madh se një djalë. Dhe këtë po e diskutoja dhe dje me Kiarën ku më erdhi shumë keq kur më tha se moment që më ka bërë më tepër të vuaj ishte kur mësova se vëllait tim i dërgonin mesazhe të tipit “shikoje motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit”.

Nuk e bën një vajzë me “turp” fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndajë historinë e saj të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejë të mërzisë as vëllain e Efit dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi duke predikuar moral.

Efi, Kiara, Dea, Olta etj janë të gjitha vajza e gra që prej muajsh po linçohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë Big Brotherin e tyre si duan ato. Linçimi jashtë është mëse i tepërt. Aq sa kur më i vogli vjen brenda shtëpisë, mua si grua, më bën të reagoj.

Lexo edhe :  "Po çlodh kockat e mia para se të shkoj 30", Dua Lipa pushon në Shqipëri

Dhe do ta bëj gjithmonë”, shkruan Arbana.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV