Gazetari zbulon mesazhet: Si luajti grupi hetimor me foto e video për Nikulajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Dritan Laçi tha në një intervistë për Euronews Albania se vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj është mbuluar me kakofoni fotosh e videosh nga grupi hetimor që nga fillim.

Laçi tregoi se vetëm disa ditë pas ngjarjes, në telefonat e gazetarëve të kronikës qarkulluan foto të shtetasve anglezë, gjë që sipas tij të bën të dyshosh se kemi të bëjmë me përdorim të qëllimshëm.

Sipas tij, dalja nga ana e policisë me pistën e gjakmarrjes është e shpejtuar pasi nuk mund të përjashtohen pista të tjera kur hetimi nuk është shteruar.

“Nuk mund të them se nuk janë këta njerëzit që e kryen vrasjen e Nikulajt, por të dalësh direkt tek pista e gjakmarrjes ndërkohë që s’e ke shteruar hetimin…

Lezha është një zonë shumë e nxehtë, ka shumë bosë lokale, ka shumë interesa, trafiku i drogës, politika.

Duhet të ishte shteruar më shumë si hetim përpara se të dilej në konkluzion që kjo është bërë për hakmarrje.

Pse të mos marrim pistën se mund të jetë përdorur gjakmarrja nga një grup tjetër interesi për të eliminuar Nikulajn dhe për të fshehur gjurmët?” tha gazetari.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV