Sëmuret sërish/ Erdogan anulon takimet elektorale në mes të fushatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet shëndetësore janë e duke detyruar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan t’i qëndrojë larg fushatës, pikërisht në kohën kur po afrojnë zgjedhjet e konsideruara si testi ndoshta më i fortë deri tani ndaj përpjekjeve të tij për vazhdimësi në pushtet.

Erdogani u ndje papritur keq me probleme stomaku në mesin e një interviste televizive të cilën e ndërpreu në mes.

Ai vendosi të mos marrë pjesë në inaugurimin e një ure në Adana, në jug të Turqisë, që ishte planifikuar për sot.

Kreu 69 vjeçar i shtetit turk, që deri tani ka zhvilluar një fushatë mjaft intensive me tre dalje publike në ditë, nuk ia lejon megjithatë vetes një shkëputje totale, dhe në këtë event u njoftua se do të marrë pjesë përmes një video-konference nga zyra e tij.

Rreth 60.7 milionë persona në Turqi do të mund të votojnë në zgjedhjet e parlamentare dhe presidenciale që mbahen në 14 maj, perfshire dhe 3.4 milionë shtetas turq që jetojnë jashtë shtetit.

Pak përpara tyre, Erdogan prezantoi një plan për rritjen e  shpenzimeve publike, i cili u pa si një përpjekje për të rritur bazën e tij te votuesve.

Plani perfshin po ashtu uljen e  taksave, rritjen e pagave, subvencione për energjinë dhe më shumë punësime në administratën shtetërore.

Sondazhet e fundit flasin për një betejë kokë më kokë mes Erdogan dhe rivalit të vet kryesor për presidencën, liderit të opozitës Kemal Kilicdaroglu.

Të fundit

Lufta në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme apel shqiptarëve që jetojnë atje

Me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të...

Aksident në aksin Shkodër-Muriqan, makina përfundon në kanal

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Sipas raportimeve, drejtuesi i mjetit ka...

Me duar dhe këmbë të lidhura, në brigjet spanjolle gjenden 5 trupa

Policia spanjolle ka nisur një hetim të thellë pas zbulimit të trupave të lidhura në det, që dyshohet të jenë migrantë të cilët po...

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet nga New York Times, duke...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Lajme të tjera

Web TV