Portugezi qëndroi 2 muaj në shtëpinë e saj, flet nëna e Edmond Haxhisë: Jemi tronditur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e Ardian Nikulaj pak ditë më parë ka tronditur opinionin publik teksa policia është ende nën hetim.

Së fundmi bëhet me dije se policia ka marrë dëshminë e nënës së Edmond Haxhisë, porositësit dhe organizatorit të vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin. Ajo ka deklaruar se është tronditur nga kjo ngjarje.

“Kjo ngjarja dhe përfshirja e djalit ka tronditur familjen”, është shprehur nëna e Edmond Haxhisë para bluve. Dëshmia u mor pas kontrolleve që u ushtruan edhe ditën e sotme në shtëpinë e Haxhisë, për të zbuluar detaje të reja nga krimi makabër.

Në vrasjen e Nikulajt janë të përfshirë: Porositësi, Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro- britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike; Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik.

Autori portugez, Ruben Saraiva, kishte mbi 2 muaj që jetonte në fshatin Kakarriq në Shkodër. Atje mësohet se jetonte te shtëpia e Edmond Haxhisë, e herë pas here lëvizte edhe në Shkodër. Më pas ai nisi të mësonte gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip. Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin. Ai motor është përdorur herë pas here nga 27-vjeçari për të kryer lëvizjet e tij.

Vrasja e Nikulajt u zbardh tre ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV