Ka përfunduar pak më parë dëshminë e saj në SPAK Aishe Haklaj, motra e Fatmir Haklajt.
Ajo është shprehur shkurtimisht në një prononcim për gazetarët se ka ende besim te Prokuroria e Posaçme, ndërsa falënderon mediet që kanë qenë pushteti i vetëm që ka mundur t’i drejtohet familja e saj.
“Me gjithë respektin e madh për mediat. Sepse ju keni kryer detyrën dhe keni qenë pushteti i vetëm që kemi munduar t’i drejtohemi. Tani besimi ynë është ende te SPAK. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka që duhet të ruhet.’”-tha Haklaj.
Burime për mediat bëjnë me dije se motra e madhe e Haklajve është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme pasi së bashku me vëllain e saj të madh Muharrem Haklaj, çuan ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK me akuzën se bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë.
Në 2021 ajo erdhi në Shqipëri për të denoncuar Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të saj. Ajo tha se ka prova dhe dëshmitarë që dëshmojnë se Berisha është organizatori dhe vrasësi i vëllezërve Haklaj.