Lajçak takohet me Kurtin në Athinë: Të shmanget çdo veprim që përkeqëson atmosferën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar ditën e sotme me Miroslav Lajçak përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë takimit të tyre u bisedua për takimin që do të mbahet në 2 maj në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit.

Takimi mes tyre ka ndodhur në Athinë gjatë forumit të Delfit ku Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik i cili organizohet nën përkujdesjen e presidentes së Greqisë.

Përmes një postimi në twitter, Lajçak foli për tematikën e bisedës dhe shtoi se është e rëndësishme të shmanget çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën mes dy vendeve.

“Në forumin Delphi në takimin tim me Kryeministrin Albin Kurti, theksova rëndësinë e takimit të dialogut më 2 maj. Do të jetë një hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme të shmangni çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën”, ka shkruar Lajçak

Nga ana tjetër zyra e shtypit të qeverisë së Kosovës njoftoi se Kurti i ka theksuar Lajçakut se duhet të ketë zbatim të marrëveshjes së Ohrit të dakordësuar në 18 mars mes tij dhe Vuçiçit.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi se në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, më 2 maj, në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Stano nuk i ka komentuar kritikat e bëra nga krerët shtetërorë serbë për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 23 prill në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Të fundit

Rikthehuni te letra dhe lapsi! Tastiera bën që të mos përthithni informacion kur lexoni

A keni vështirësi të përthithni informacion kur studioni? Rikthehuni tek letra dhe lapsi. Sipas një studimi të fundit shkrimi...

Federata angleze ndalon gratë transgjinore të marrin pjesë në futbollin e femrave

Gratë transgjinore nuk do të jenë më në gjendje të luajnë në futbollin e femrave në Angli që nga 1 qershori, njoftoi Shoqata e...

Çfarë po ndodh te PD? Berisha njofton konferencën e jashtëzakonshme në seli

Kreu i PD, Sali Berisha, ka dalë me një njoftim në faqen e tij në Facebook ku thërret mediat në konferencë të jashtëzakonshme. Përmes...

Berat, Rama viziton studion e skulptores: Gjithçka artizanale, e denjë për turizëm

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot studion e skulptores beratase Llambrini Dëna. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se gjithçka artizanale që bëhen...

Aksident fatal në Peqin–Elbasan, makinat njëra mbi tjetrën! Çifti në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 14:35 në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, në zonën e njohur si Vidhas. Dy automjete...

Lajme të tjera

Web TV