Dortmundi shpërdoron një mundësi të artë ndaj Bochum, titulli sërish në dorën e Bayernit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Borussia e Dortmundit shpërdoron një mundësinë për të ruajtur kreun në Bundesligës, pasi nuk mori më shumë se një pikë jashtë fushës me Bochumin, që po lufton për mbijetesë.

Verdhezinjtë shkojnë +2 pikë nga Bayerni, por kampionët në fuqi luajnë me vendin e fundit, Herthan e Berlinit, që mban vendin e fundit në renditje.

Verdhezinjtë pësuan gol që në minutë e 5-të, me Losillan që u dha një trajektore të pakapshme topit.

Vetëm dy minuta më vonë, një aksion i shpejtë i miqve u konkludua me golin e Adeyemit, që s’mund të gabonte thuajse mbi vijën fatale.

Edhe pse të dyja skuadrat patën minuta të tëra në dispozicion për ta fituar ndeshjen, nuk u shënua tjetër gol, me verdhezinjtë që lënë dy pikë të arta, duke minimizuar shanset për të zbritur Bayernin nga froni.

Skuadra bavareze e ka vetë në dorë mbrojtjen e titullit.

Të fundit

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Luca Toni këshillon Juventusin: Ta them unë se kë duhet të blesh

Luca Toni ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic. Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David,...

E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për… një lojë domino

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi. Burime për A2 bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV