Zgjedhjet në Turqi/ A do të pranojë Erdogan humbjen?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një tjetër zhvillim ogurzi për Rexhep Tajip Erdogan, aleanca e majtë kurde që përfshin gjithashtu Partinë Demokratike Popullore pro-kurde (HDP) u ka bërë thirrje ndjekësve të saj të votojnë për kundërshtarin e presidentit turk në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm, që pritet të jenë zgjedhjet më të vështira për Erdoganin në 20 vitet e qeverisjes së tij në Turqi.

Kandidati i opozitës, Kemal Kilicdaroglu mbështetet nga një koalicion i gjerë nga i gjithë spektri politik.

“Në këtë fazë vendimtare në politikën turke, ne jemi bërë bashkë për të përmbushur detyrën tonë historike, si pjesë e traditës sonë dhe si pjesë e borxhit tonë ndaj brezave të ardhshëm” përpara “zgjedhjeve historike” më 14 maj”, tha ai në një deklaratë të aleancës së majtë kurde.

“Në këtë kontekst, ne ndajmë me publikun vendimin tonë për të mbështetur Kemal Kilicdaroglu në zgjedhjet presidenciale”, shtoi ai.

Vota e kurdëve, e cila përbën rreth një të pestën e popullsisë prej 85 milionë banorësh të Turqisë, pritet të jetë një faktor vendimtar në garën presidenciale pasi Erdogan dhe Kilicdaroglu. Partia e majtë HDP është forca politike më e madhe pro-kurde, duke marrë rreth dy të tretat e votave kurde, tha së fundmi kreu i partisë Selahattin Demirtas për POLITICO, i cili po vuan dënimin me burg nën akuzën e terrorizmit.

Inflacioni në rritje i Turqisë dhe kritikat në rritje ndaj reagimit të qeverisë ndaj tërmetit shkatërrues që vrau dhjetëra mijëra njerëz në shkurt, kanë rritur ndjeshëm shanset e Kilicdaroglu për të rrëzuar Erdoganin.

Në skenën e pasigurisë për Erdoganin me ekonominë turke në rënie, opozita e bashkuar dhe të rinjtë që po i kthejnë shpinën, i shtohet edhe hezitimi i grave konservatore, zakonisht shtyllat e bazës së tij elektorale për ta mbështetur atë.

Të fundit

Petro Koçi: Kur martohet nevoja politike me iluzionin mendor

Nevoja ulëritëse e opozitës për t'u ringjallur është shpalosur këto ditë me një blasfemi po aq ulëritëse. E kryqëzuan Jezu...

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit të BE. Giorgia Meloni shprehet...

Kush është Kristian Koni, i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro ndaj pasurive me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro të Kristian Konit. 45-vjeçari përdor edhe emrin Ols...

Frikë nga programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit. Masat ishin hequr sipas një...

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin...

Lajme të tjera

Web TV