Edvin Prençe: Ja pse qeverisë i intereson forcimi i lekut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro-Export” tha në një intervistë për Euronews Albania se qeverisë i intereson forcimi i lekut për shkak të borxhit publik që është në valutën euro.

Sa i takon sektorit të eksporteve, Prençe tha se mbi 80% e tij bazohet jo në blerjen e lëndës së parë, por vetëm në hakun e punës.

“Pra, po flasim për një sektor që në shumicën e saj, në përqindjen më të lart thjesht është prodhues i materialeve me lëndët e para të furnizuara nga klientët principal.

Ajo çfarë ne rishikojmë herë pas here dhe kjo nuk vjen për shkak të fajit të brand-eve të huaja, por për shkak të lëvizjeve të shpeshta fiskale dhe shtesës së fundit që u bë me rritjen e pagës minimale.

Po flasim për bashkëpunimin që kemi me firmat e huaja që të paktën kanë një kontratë minimale 1-vjeçare dhe në shumë raste shkojnë deri në 3 vite, me çmime të fiksuara me kursin e asaj periudhe kur është përpiluar kontrata.

Duke qenë e tillë, në shumë raste, brand-et e huaja nuk pranojnë këtë rritje të çmimit që ne kërkojmë pasi është një problematikë e jona e brendshme,” – u shpreh Prençe.

Të fundit

Bota po nxehet, bashkë me të edhe truri ynë: Çfarë po na shkaktojnë ndryshimet klimatike

Ndërsa valët e të nxehtit bëhen gjithnjë e më të forta për shkak të ndryshimeve klimatike, shkencëtarët po përpiqen...

Stuhitë përfshijnë jugun e SHBA, dy shtete shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Dy shtete amerikane, Nju Jorku dhe Nju Xhersi, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas stuhive të fuqishme dhe reshjeve të rrëmbyeshme që kanë shkaktuar...

Gazetarët kundër Kodit të ri Penal/Rama: Rrini të qetë, pa vulën e BE-së drafti nuk kalon

Kritikave të gazetarëve dhe mediave për Kodin e ri Penal, por edhe thirrjes së shoqatave të gazetarëve në mbrojtje të fjalës së lirë pas...

Larg teknologjisë, Izraeli kthehet tek spiunët klasikë për të luftuar Hamasin

E poshtëruar nga sulmi i Hamasit që shkatërroi Izraelin 22 muaj më parë, agjencia e inteligjencës ushtarake të Mosad po i nënshtrohet një rivlerësimi...

Ligj i ri në Britani për lirinë e fjalës, në shënjestër qendrat kulturore kineze

Instituti Konfuci, qendrat e gjuhës dhe kulturës kineze që funksionojnë në disa universitete në Angli, po përballen me sfida serioze për shkak të rregullave...

Lajme të tjera

Web TV