“Isha dorëzuar jashtë, dëgjova zemrën dhe u zhgënjeva”, rrëfimi përlotës i Luizit (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një bisedë me Nitën, Luizi ka hapur zemrën, ku ka rrëfyer për vështirësitë që po përballej, para se të hynte në “Big Brother VIP2”.

Ai shprehet se ishte bërë gati të ikte në Amerikë sepse u dorëzuar nga gjithçka dhe nuk dëshironte më të rrinte në Shqipëri. Kur mori telefonatën për të hyrë në “Big Brother”, Luizi tregon se i dha vetes një shans për ta provuar, edhe pse ishte i bindur se nuk kishte shpresa që diçka mund të ndryshonte.

“Kam vepruar shumë me zemër kur kam qenë jashtë. Vendimet që kam marrë më bënë të heq dorë prej karrierës, prej tërave. Kur isha në majë kisha për të zgjidhur mes zemrës dhe mendjes, karrierës edhe bëra zgjedhjen me zemër dhe dola nga tregu dhe doli zhgënjim. Isha shumë vonë për të rifilluar dhe një herë, edhe ngela. Për vite e më shumë po bëhet edhe më e mërzitshme sepse jeta jashtë, vështirësitë, nuk përballoheshe vetëm dhe u dorëzova. Thashë po le këto që kam dhe po i hipi makinës dhe avionit, po iki në Amerikë dhe po i mbylli.

Nuk do kthehesha më kurrë, nuk do shkelja më këtu kurrë, deri kur më erdhi telefonata. Thashë hajde ta provoj një herë, unë jam dorëzuar me këtë vend, por ndoshta mund të ketë një dritë në fund të tunelit, mund të jetë gjë e mirë edhe pse nuk kisha shpresa. Thashë të hyj ta bëj kështu me sy mbyllur, le të jetë çfarë të jetë. Kur hyra, kur i pash këta të ulur, thashë hyre o budalla! S’ke shanse kundra këtyre. As cigare nuk më dhanë natën e parë, po i mbante Tea me Mikelën. Thashë me jep një cigare, jo, jo më thanë, prit radhën, e thashë ku kam hyrë o vëlla.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV