Atentati ndaj Ardian Nikulajt/ Prokuroria shqiptare kërkon ekstradimin e britanikëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë në arrati nga grupi i Edmond Haxhisë, i formuar për të vrarë biznesmenin Ardian Nikulajn. Autori i krimit (Ruben Saraiva) dhe personi që ka luajtur rolin e informatorit ende nuk janë lokalizuar e madje as nuk dihet vendndodhja e tyre. Edmond Haxhia, i konsideruar si porositësi për ta kryer atë krim të rëndë dhe tre britanikë, mes tyre një vajzë, janë në pritje të përkthimit të dokumentacionit që është përpiluar kundër tyre nga autoritetet tona. Afati është deri me 5 maj, ndërkohë që në lidhje me shtetasin portugez po punohet edhe me palën greke për ta sjellë në pranga.

Nga grupi hetimor kanë dalë të dhëna se Edmond Haxhia, edhe më herët ai kishte tentuar me oferta vrasësish edhe në Fushë-Krujë, madje thotë policia se ai iu kishte afruar aq shumë shënjestrës sa kishte luajtur futboll me të afërm të familjes Nikulaj.

Autoritetet shqiptare po plotësojnë dosjen në ngarkim të këtyre personave për të bërë të mundur sjelljen e tyre para drejtësisë sonë, pasi ata akuzohen për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë kohëve të fundit. Sipas të dhënave Prokuroria ka një mori pamjesh filmike, që janë edhe arma më e fortë e pranisë së tyre në skenën e krimit, prova shkencore, fakte dhe një sërë shkresash të identifikimit të momenteve kur kanë hyrë dhe dalë nga vendi jonë të gjithë protagonistët, përfshirë edhe dy të kërkuarit, që sipas policisë janë autori i vrasjes dhe informatori që është gjendur në hotelin e viktimës.

Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman të akuzuar si bashkëpunëtorë e informatorë në lidhje me vrasjen janë vënë në pranga në Londër dhe brenda datës 5 maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson. Vrasja u zbardh vetëm një javë pasi ndodhi. Edmond Haxhia akuzohet se solli në Tiranë 4 britanikët e portugezin për të mbyllur hesapet e gjakmarrjes që kishte të hapura me fisin Nikulja, që nga viti 1997. Haxhia është kushëri me vëllezërit Lestakaj që jetojnë në Londër dhe akuzonin Nikulajn se u kishte vrarë xhaxhain dhe nipin.

Të fundit

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV