Manchester City triumfon me lehtësi në shtëpi ndaj West Ham, Erling Haand ”rekordmen”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City bind ndaj West Ham dhe rikthehet në krye të renditjes së Premier League.

Sfida e prapambetur e javës së 28-të mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 3-0. Sfida u dominua e gjitha nga skuadra e Guardiolës, megjithatë pjesa e parë nuk solli gola.

U desh minuta e 50’ që pas goditjes së dënimit të ekzekutuar nga Mahrez, Ake gjeti rrjetën me një goditje me kokë, duke zhbllokuar sfidën.

Në minutën e 70’ Erling Haaland do të realizonte golin e sigurisë me një parabolë. Në këtë ndeshje norvegjezi arriti shifrën e 35 golave duke thyer rekordin e Andry Cole dhe Alan Shearer, dhe njëkohësisht duke vendosur një rekord të ri sa i përket numrit të golave të realizuar në një sezon gjatë gjithë historisë së Premier League.

Ndërsa Foden në minutën e 85’ do të realizonte një goditje spektakolare dhe do të vuloste rezultatin e këtij takimi.

Pas këtij takimi Manchester City kryeson me 79 pikë, një më shumë se Arsenal i vendit të dytë, por me “citizens” që numërojnë një ndeshje më pak, teksa West Ham renditet në vend të 15-të me 34 pikë.

Të fundit

Çfarë është migrena e heshtur! Si ta dalloni dhe ta trajtoni për t’u ndjerë më mirë

Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të...

I kërkoi 1 mijë euro për t’i fshirë fotot në TikTok, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka kanosur një 33-vjeçar pasi i kishte publikuar disa foto në TikTok dhe...

Rihapet çështja e vrasjes së ish-Presidentit Kennedy, do të dëshmojë Oliver Stone

Regjisori i njohur Oliver Stone do të dëshmojë të martën në një seancë dëgjimore të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara lidhur me...

Somali/ SHBA nis sulm ajror ‘kundra shtetit islamik’

Raportet fillestare tregojnë se shumë luftëtarë të ISIS në Somali janë vrarë dhe asnjë civil nuk është plagosur. Ky është operacioni i dytë ushtarak...

Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?

Valona Tela   Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse realizohet, mund t’i ripërcaktojë prioritetet e sigurisë në Evropë....

Lajme të tjera

Web TV