Ish-mesfushori italian: “Interi më lart, dy golat e Lukakut eliminojnë Milanin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Java e ardhshme rikthen derbin e Milanos. Milani dhe Interi do të masin forcat në “San Siro” në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Dy takimet po priten me interesim dhe emocione të mëdha nga dy tifozeritë e skuadrave historike italiane.

Nicola Berti, ish-mesfushori italian, i cili luajti dhjetë vite me Interin (1988-1998) sheh Romelu Lukakun si lojtarin që do të vendosë derbin.

“Si Interi dhe Milani po kalojnë një moment të mirë. Ndoshta Interi është disi më mirë.

Unë jam një interist puro. Ëndërroj kalimin në finalen e Stambollit dhe fitoren si në vitin 2010.

Sulmi? Unë preferoj Lukakun përpara Dzekos. Romelu është paraqitur më mirë kohët e fundit. Ai dhuroi dy asiste fantastike ndaj Lazios.

Lojtari im i preferuar tek Interi? Lukaku, ai lufton për çdo top dhe sakrifikon për skuadrën. Shënon gola dhe dhuron asiste.

Ai ka reaguar pas kritikave të shumta dhe të tepruara. E sheh në çdo cep të fushës. Do të ishte bukur nëse eliminojmë Milanin me një dygolësh të tij”, përfundoi Berti.

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV