Nuk ka më “dashuri” mes klubit dhe lojtarit, senegalezi do të largohet nga bavarezët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sadio Mane dhe Bayern Munich do të ndajnë rrugët në verë. Mediat gjermane bëjnë me dije se lojtari dhe klubi kanë rënë dakord që ndërpresin bashkëpunimin pas përfundimit të sezonit, pa detyrime kontraktuale.

Një situatë e tillë u nxit pas problematikave të fundit tek kampionët e Gjermanisë, ku pati një konfrontim fizik mes Sanë dhe Mane. Edhe pse çështja u sqarua, një veprim i tillë ka sjellë krisjen mes palëve që kanë gjetur dakordësinë për të ndarë rrugët në verë.

Sulmuesi iu bashkua skuadrës gjermane vetëm vitin e kaluar në një marrëveshje prej 35 milionë paundësh. Gjatë këtij edicioni, senegalezi shënoi 12 gola në të gjitha kompeticionet, por nuk arriti dot që të plotësojë boshllëkun e lënë nga Robert Lewëandowski e tashmë duket të largohet para kohe nga Munchen.

Si një lojtar i lirë, Mane nuk do e ketë të vështirë për të gjetur një skuadër të re, teksa tashmë pret ofertat që do të mbërrijnë për të, për të nisur një aventurë të re në verë.

Të fundit

Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: “Burrat e mbajnë fjalën…”

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje...

“Haaland kërkoi 10 mijë euro në muaj. Bayernit iu dukën shumë”

Hermann Gerland, thuajse i përjetshëm në akademinë e Bayern, në një intervistë për Kicker ka zbuluar se Bayern e kishte "në dorë" sulmuesin Erling...

“Më vunë 58 mijë euro borxh! Do kthehem në emigrim. Ky vend s’ka të ardhme”

Pak kohë më parë, kryeministri Rama i bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar në atdhe, pasi sipas tij,...

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra prej tyre përfundon në trotuar

Një aksident me pasojë përplasjen e dy mjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin në brendesi të qytetit Bulqizës. Mjetet janë përplasur ‘kokë me...

Vlorë, policia aksion për parkimet e gabuara, largon mjetet me karrotrec

Policia e Vlorës vazhdon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundraligjshme, ose kundravajtje, në kuadër edhe të aksionit për lirimin...

Lajme të tjera

Web TV