Berat/ Ja si i gënjeu pacientja mjekët, i gjithë spitali në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesditën e sotme, stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar.

Lajmin e ka njoftuar Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat, Edlira Shkëmbi.

Një mjeke nga lagjia ‘Kala’, një infermier dhe shoferi i ambulancës, kanë shkuar rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen ‘Çlirim’, ku janë njoftuar për një paciente asmatike në gjendje të rëndë.

Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se, pacientja ishte e qetë, nuk kishte shenja klinike të krizës asmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale.

Pacientja i ka referuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat se, kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti, por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1-javë më parë.

Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur ‘Jo’.

Por pasi kanë dalë jashtë banesës, stafi mjekësor ka mësuar nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më parë; fakt që është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të stafit sërish në banesë.

Në këto kushte, është njoftuar menjëherë 127 dhe epidemiologu për marrjen e mostrës së pacientes.

Janë marrë dhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat, që ishin në kontakt me pacienten dhe tashmë ata po presin përgjigjet e analizave në karantinë.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV