Rasti McGonigal, Berisha: Escobar i dha mesazhin, është nën hetim për çështje penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me çështjen e lidhjes së kryeministrit Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

Berisha deklaroi se kryeministrin “po e pret në bankën e të akuzuarve miku i tij McGonigal”, ndërsa shtoi se kjo ngjarje ka qenë aq e rëndë sa në vizitën e tij në Shqipëri, Gabriel Escobar, i ka komunikuar Ramës se është në hetim.

Sipas tij kjo u tregua përmes vizitës ëq zgjati vetëm 20 minuta dhe me faktin se Escobar refuzoi të flasë në lidhje me çështjen në daljet e tij në media.

Ai shtoi më tej se Rama mund të përfundojë si “i dënuar VIP” në burgjet amerikane, duke përmendur ishullin famëkeq të kthyer në burg, Riker Island.

“Çdo patriot nuk mund të votojë Ramën. Gjenocidin serb e kanë bërë në veri. Spekulohet me fjalën gjenocid, por i vërtetuari është bërë në veri, i vërtetuar nga Komisioni Ndërkombëtar për hetimin. Në Lumë masakra ka qenë në nivel gjenocidi. Ka pasur dëshmitarë dhe fakte ku ushtria serbe ka kryer masakra gjatë Luftës së Parë Botërore. Edi Rama çfarë ka bërë, ka prishur përmendoren në mes të Kukësit me porosi të Vuçiçit. Nuk ka ndarje veri-jug. Rama ka dalë me faqe të zezë në Vlorë, e synojmë dhe Vlorën. Ka sjellë deputet përfaqësuesin e mafies arabe, Alabbarit. I ati i tij ka qenë i bandës së ’97-ës.

E pamundura nuk ndodh, ne do fitojmë. Fushata e Ramës është koprolalike, ku ai përdor gjuhë të pisët. Është një fyerje për qytetarët. Ai shkon nga sheshi në shesh me fjalë të turpshme dhe tregon se nuk ia ndjen fare dhe nuk i intereson për qytetarin. Ai vjedh votën, nuk votohet. Po të ishte për votën e lirë ai do ishte në kokërr të burgut. Atë e pret McGonigal në bankën e të akuzuarit. Aq sa do dënohet Charles aq do dënohet dhe Edi në Amerikë. Zhvillimi i rëndë ka qenë mesazhi që i solli Escobar Ramës. E bëri për të zgjuar komentin e shoqërisë, e takoi vetëm 20 minuta. Mesazhi ishte se është nën hetim për çështje penale me McGonigal. Ai nuk nxori asgjë nga takimi dhe kur u pyet në media, Escobar tha që çështja është e hapur dhe nuk mund të komentojë. Ramën do e ekstradojmë ne, nuk diskutohet.

Lexo edhe :  Rama ironizon opozitën:S’është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën

AI është i tmerruar nga ajo histori. Ndaj ai humbet herë herë dhe përfytyron veten në ishullin Riker, ka një burg të tmerrshëm qindra-vjeçar aty dhe janë varrezat e gjithë banditëve amerikanë. Edi Rama mund të përfundojë aty si VIP.”, u shpreh ai.

Të fundit

Parashikimi përgjatë javës, si pritet të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani në parashikimin e motit përgjatë javës theksoi se vendi ynë gjatë ditës së sotme do të...

Charli XCX dhe Sabrina Carpenter fitojnë për herë të parë Grammy

Charli XCX po shkon në ceremoninë e 67-të të Grammy Awards sonte si fitues për herë të parë. “Brat”, albumi i saj i gjashtë në studio, mori...

Pas Sali Berishës, edhe Monika Kryemadhi nuk paraqitet në SPAK!Deputetja e PL-së në SHBA

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj. Raportohet...

Gerta i hedh alkool në sy Gjestit! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother”

Në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ndodhi një incident i papritur që trazoi atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Gerta Gixhari, në një...

Pakënaqësi të mëdha me doganat e reja amerikane

Në Kanada, Meksikë, Kinë por edhe në Bashkimin Evropian reagimet janë negative ndaj vendimit të presidenti Donald Trump për të rritur tarifat doganore ndaj disa vendeve. Trump ka rritur doganat...

Lajme të tjera

Web TV