Zërat e merkatos lidhin Messin me Al Hilal, flet publikisht babai i argjentinasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e Lionel Messit është në qendër të merkatos teksa së fundmi mediat franceze e bëjnë fakt të kryer transferimin e sulmuesit në Arabinë Saudite tek klubi i Al Hilal. Të gjithë kanë nisur të ëndërrojnë sërish për një duel mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, ashtu si në periudhën e artë kur të dy aktivizoheshin në elitën spanjolle.

Por, ai që për momentin ndalon entuziazmin e tifozëve në Arabi është babai i argjentinasit, Jorge. Ky i fundit thekson se nuk ka asnjë akord mes Messit dhe klubit të Al Hilal ndërsa shtoi se e ardhmja e djalit të tij do të vendoset vetëm në fundin e sezonit aktual.

“Nuk kemi asnjë marrëveshje për sezonin 2023-2024. Messi nuk ka akord me asnjë klub dhe të ardhmen do ta vendosë në fundin e sezonit. Këta janë lajme të rreme me media që përdorin emrin e Messit thjesht për të marrë vëmendje”, u shpreh Jorge Messi.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV