Autobusi përfundon në parkun me koshere/ Humbin jetën nga pickimi i bletëve 6 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë persona të cilët janë pickuar nga “bletët vrasëse” kanë ndërruar jetë, ndërsa autobusi ku ata udhëtonin u përplas me kosheret në Nikaragua. “Sky News” raporton se gjashtë persona, përfshirë një vajzë tetë vjeçare kanë ndërruar jetë, pasi thuhet se u sulmuan nga “bletët vrasëse”. Rreth 60 pasagjerë ishin në bordin e automjetit, ndërsa udhëtonte nga Jinotega në San Sebastian de Yali kur doli nga rruga, dhe u përplas në një zonë ku bletët afrikane mbaheshin në koshere, raportojnë mediat lokale. Insektet, të njohura si “bletët vrasëse”, thumbuan 45 pasagjerë që u zvarritën nga autobusi.

Banorët vendas ndihmuan viktimat përpara se të mbërrinte zjarrfikësja dhe stafi i Ministrisë së Shëndetësisë. Fotot treguan të mbijetuarit me qindra njolla të kuqe mbi trupin e tyre. Fillimisht u raportua se katër persona kishin vdekur, pasi u pickuan të hënën, por më vonë u konfirmuan edhe dy të tjerë që kishin ndërruar jetë në spital.

Viktimat janë: Andrea Carolina, 8 vjeç dhe nëna e saj Eneyda Torrez Zelaya, 47 vjeç. Kenia Jazmin Soza Bonilla, 19 vjeç, Reyna Isabel Olivas Montalvan, 84 vjeç, Dilcia Flores Amparo, 32 vjeç dhe Santos Arnulfo Calderon Castellon, 38 vjeç.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur edhe 14 persona të tjerë. Mes tyre ishte edhe një djalë 4 vjeçar, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Bletët afrikane janë zakonisht më mbrojtëse, më të shpejta për të reaguar dhe për të ndjekur njerëzit më tej se varietetet e tjera të bletëve. Bletët afrikane kanë vrarë rreth 1000 njerëz, ku kanë pësuar thumbime 10 herë më shumë sesa nga bletët evropiane.

Lexo edhe :  43 vite në pushtet, Presidenti më i vjetër në botë kërkon mandatin e tetë

 

Të fundit

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

Lajme të tjera

Web TV