“Nëse PD humb këtë qytet pushon së ekzistuari”/ Analistët bëjnë parashikimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Të Paekspozuarit” u diskutua për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të dielë dhe rëndësinë e rezultatit veçanërisht në bashki ku kandidatët janë afër dhe ka vërtetë garë.

Sipas analistëve dy qytetet kryesore ku pritet të ketë garë reale, janë Durrësi dhe Shkodra.

Ata analizuan se çfarë ndodh nëse secila palë humbet në këto dy qytete.

Neritan Sejamini: PD duhet të mbajë Shkodrën që të ekzistojë, po humbi Shkodrën do të vihet në pikëpyetje PD-ja, ajo e vërteta. Nëse PD fiton Durrësin, do të krijohet në publik perceptimi që pushteti i Ramës filloi të bjerë dhe do të kemi një momentum deri në 2025.

Enton Abilekaj: Nëse fitohet Durrësi, mjafton që në Shqipërinë e mesme të thyhet një qytet dhe do të ketë një shenjë të rëndësishme për 2025. Ne nuk dimë ta dallojmë, cila pjesë është faji i opozitës dhe cila pjesë organizimi perfekt i mazhorancës për përcaktimin e rezultatit paraprakisht.  Domethënë nuk dimë sa pakënaqësia reflektohet, nga mungesa e besimit apo se nuk e lejon pushteti me mjete të paligjshme. Opozita nuk është gati për asnjë nga rrugët, as ta fitojë me shifra të mëdha që ndërhyrjet të mos ndikojnë dot, dhe as ndryshimin me revolucionin që kanë deklaruar sepse nuk kanë kartën morale për të mbledhur të gjithë shqiptarët.

Artan Hoxha: Lajm përbën nëse mazhoranca e fiton Shkodrën, që nuk besoj. Unë besoj se shkodranët, që janë pasionantë, do ti qëndrojnë vetes deri në fund. Por, nëse bën vaki, atëherë opozita duhet të rithemelohet seriozisht, nuk kemi opozitë. Kurse Durrësi, opozita do të quhet sukses nëse merr një nga qytetet e mëdha, pra Durrësin, Tiranën ose Elbasanin. Durrësi duket më afër dhe është test për fuqinë e opozitës.

Lexo edhe :  PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

Lorenc Vangjeli: Tirana dhe Elbasani janë histori të mbyllura për fitoren e së majtës. Në dhjetë ditët e fundit ka patur dinamikë të çuditshme Durrësi. Nëse gara dukej e hapur, deri para dhjetë ditësh, tani socialistët janë të bindur që Durrësin e marrin por me rezutlat të ngushtë. Ndërkohë, Shkodra do të jetë enigmë deri në minutën e fundit.

Të fundit

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift....

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Lajme të tjera

Web TV