Fushata për zgjedhjet/ Rrumbullaku: Janë evidentuar 54 raste të krimeve zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se nga data 12 prill, e cila përkon me fillimin e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe deri sot, që është dita e fundit, janë evidentuar 54 raste të krimeve zgjedhore.

Në një konferencë për mediat, Rrumbullaku u shpreh se janë nën hetim, 88 persona.

Rrumbullaku nënvizoi se në kuadër të masave të ndërmarra gjatë fushatës elektorale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht 5081 punonjës policie, për mbarëvajtjen e 1471 aktiviteteve elektorale.

“Gjatë periudhës zgjedhore, strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, kanë vlerësuar dhe analizuar, çdo indicie, çdo informacion, kallëzim apo deklarim të çdo qytetari, përfaqësues të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve, me qëllim, sqarimin e rrethanave, sigurimin e provave dhe vendosjen e autorëve para drejtësisë. Nga të dhënat statistikore rezulton se, nga 14 prill deri më 12 maj, janë evidentuar gjithsej 54 raste raste të veprave penale në fushën e krimeve zgjedhore, ku janë proceduar penalisht, gjithsej, 88 shtetas.

Të ndara sipas veprave penale; Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve, 25 raste me 45 autorë, përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore, 1 rast me 1 autor, korrupsioni pasiv në zgjedhje, 20 raste me 25 autorë; kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, 2 raste me 3 autorë; pengimi i zgjedhësit, 3 raste me 7 autorë; shkelja e të drejtës së zgjedhjes, 3 raste me 7 autorë”, theksoi ai.

Të fundit

Festa e Pashkëve, mbi 10 mijë emigrantë për 48 orë nga Greqia në Shqipëri

Gjatë 48 orëve të fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 10.000 emigrantë shqiptarë që...

Komedia non-grata dhe blofi me kukllën amerikane që po mashtron demokratët

Nga Spartak Ngjela Një komedi ishte kjo, por ai që ka hall sigurisht që do të vijojë të na thotë se pritet që të shkojë...

Sot, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve

Çdo vit, që prej vitit 1982, 18 prilli festohet si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve. 18 prilli përfaqëson një mundësi për të mbrojtur dhe...

Musk ka një “fëmijë të fshehtë” me Heard? Kompensimi financiar dhe marrëveshja e heshtur

Marrëdhënia e mëparshme e Elon Musk me Amber Heard po kthehet në plan të parë. Një dokument ligjor i depozituar në vitin 2022, si pjesë...

Ribashkohet çifti? Kejsi shfaqet në videoklipin më të ri të Stresit: Sa t’kam dasht

Reperi i njohur Stresi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më të re,...

Lajme të tjera

Web TV