NBA/ Celtics fitojnë “Game 7” dhe prekin finalen e konferencës, Jayson Tatum përul 76ers

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boston fiton, madje stërfiton ndeshjen e 7-të kundër Philadelphian. Tatum dominon, luan si MVP dhe Celtics në TD Garden triumfojnë 112-88 përballë 76-ers, duke shkuar në finalen e Konferencës në Lindje, ku gjejnë Miami Heat.

Do të jetë përsëritja e sezonit të kaluar, kur u imponuan pikërisht jeshilët. Ndeshja e parë është në program të mëkurën në Boston gjatë natës shqiptare.

YJET NË PESHORE

Jay-t, Jayson Tatum dhe Jaylen Brown përqafuan presionin e madh të një ndeshjehe të 7-të. Tatum shënoi 51 pikë! Realizues i jashtëzakonshëm, me një elegancë shumë efikase.

Brown nxjerr në pah grintën e një lideri, duke i shtuar 25 pikë. Në krahun tjetër 2 “yjet” e 76-ers u eklipsuan. Embiid gjuajti shumë keq me 5/18 goditje të realizuara.

Harden ngeci përgjatë gjithë ndeshjes, duke akumuluar topa të humbur (5) dhe bëri dhe një faull flagrant që ndryshoi inercinë e takimit, pas një fillimi të mirë për Philadeplhian.

NDESHJEA

Robert Williams e niste edhe një herë në pesëshe për trajnerin Mazulla, që e preferoi ndaj White. 8 pikë në 6 minutat e para për Tucky, xholin e papritur si realizues për trajnerin Rivers.

76-ers kryesonin në fillim plus 9, pastaj perioda e parë u mbyll 29-23. Tucker dhe Tatum me 11 pikë, Harden jo vetëm që nuk shënoi, por mori dhe një faull flagrant ndaj Brown në sulm.

Pikërisht ai episod solli reagimin e Boston me një rezultat të pjesëshëm 9-0, që barazoi shifrat në 35-35. Celtics fituan forcë dhe kurajë, duke kryesuar 55-52 në pushimin e gjatë.

SHKËPUTJA JESHILE

Tatum çoi Bostonin në vazhdim në plus 10, në rezultatin 65-55, duke kapur kuotën e 30 pikëve. Harden ishte katastrofë, Embiid zhgënjyes, me “yjet” e skuadrës që tradhëtuan Philadelphian.

Lexo edhe :  Nga polemikat për biletat, tek politika, Duka i thotë të gjitha para ndeshjes me Serbinë

Diferenca shkoi në +18 me pikët e Brown dhe Tatum, me një rezultat të pjesëshëm 24-3 për të zotët e shtëpisë. Ndeshja mund të konsiderohej e mbyllur me rezultatin 79-58 kur mbeteshin edhe 4 minuta nga fundi i periodës së tretë, duke e shndërruar fraksionin e fundit në një pasarelë triumfi për Celtics para publikut të tyre. Boston vazhdon në finale, me 76-ers që kthehen në shtëpi.

Të fundit

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiqin

Dy komuna të vogla në Serbi janë duke i mbajtur zgjedhjet lokale më 8 qershor – proces zgjedhor që...

Si arritën autoritetet shqiptare të kalonin pa incidente ndeshjen me Serbinë?

Brenda “Arenës Kombëtare”, mbi 20,000 tifozë mbajtën frymën dhe përqendruan çdo grimcë vëmendjeje tek Rey Manaj. Jashtë, mijëra të tjerë që kishin mbushur Tiranën...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 22-vjeçari shqiptar!

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën “Arbën Xhaferi” në Vitia të Kosovës. Nga ky aksident ka ndërruar jetë një 22-vjeçar. Autoritetet nuk kanë...

Europa shqetësohet për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë...

Sekretari i NATO-s: Investoni në mbrojtje ose filloni të mësoni rusisht

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend anëtar, si dhe për shpenzimin e 5 për qind...

Lajme të tjera

Web TV