Qafoku i surprizuar nga vendi i tretë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës: S’pritej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Roland Qafoku komentoi në Euronews Albania rezultatin e zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Tiranës.

Qafoku theksoi se fitorja e Veliajt, dhe vendi i dytë i Belind Këlliçit ishin të pritshme. Ai shtoi se surpriza është vendi i tretë, ku Arlind Qori ka tejkaluar Partinë Demokratike zyrtare.

Qafoku theksoi se askush nuk e priste që një parti e sapo formuar, pa financa dhe logjistikë të merrte 5% në zgjedhjet lokale në Tiranë.

“Nuk pritej as kjo. Ne ishim të bindur se Bejko do të dilte i treti dhe Arlind Qori do të merrte vetëm ca vota. Kjo tregon se jo vetëm është braktisur Partia Demokratike zyrtare. Jo vetëm është braktisur Partia Demokratike në koalicionin Bashkë fitojmë, por elementë të rinj që nuk është se kanë financa, mbështetje financiare apo logjistikë, kanë arritur ta kapërcejnë një përqindje që nuk e mendonte kush. Është një shenjë që tregon se aktorët e rinj janë ngritur. Nuk është shifër e ulët 5% që mund të shkojë dhe 6 dhe 7. Nuk është pak kjo, që ai nuk ka një parti të strukturuar mirë. Që nuk ka as financa as media”, tha Qafoku.

Të fundit

E trishtë/ Këngëtari i njohur gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Ditën e djeshme në mbrëmje, këngëtari koreano-jugor i K-pop-it, Wheesung, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij...

Berisha do pafajësi, jo pushtet

Nga ARTUR  AJAZI Deri tani, duket sikur Sali Berisha po Lufton me të gjitha “bateritë” e tij për të ardhur në pushtet. Në fakt, ai...

Agravon sherri në kryeqytet/ Të rinjtë përleshen në mes të rrugës, ndërhyjnë kalimtarët

Një sherr mes disa të rinjve ka agravuar në përplasje fizike mës tyre. Ngjarja mësohet se është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e...

Nis numërimi mbrapsht për KQZ, Rama cakton orën e finales për listën e PS

Kur numërimi mbrapsht ka filluar drejt orës për të dërguar kandidatët për deputet në PS, mësohet se kur PS do t’i japë dorën e...

Rama njofton bashkëpunimin me Microsoft për prokurime publike me AI

Kryeministri Edi Rama tha se në fund të vitit të ardhshëm do të jetë gati modeli i prokurimeve publike me Inteligjencë Artificiale. Kreu i qeverisë...

Lajme të tjera

Web TV