Ngjela analizon dorëheqjen e Alibeajt/ Del me kërkesën urgjente ndaj Berishës:

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela komentoi rezultatin electoral dhe shprehet se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, jo vetëm për disfatën në zgjedhje, por edhe për faktin që nuk mundi t’i ruajë votat, nëse supozon që janë vjedhur.

Ai e konsideroi një akt të përgjegjshëm largimin e Alibeajt nga drejtimi i PD-së zyrtare. Ngjela vë në dukje se Berisha nuk mori asnjë bashki të madhe dhe është një politikan që s’e pranon më shoqëria.

Ndërsa në një koment për dorëheqjen e Alibeajt, Ngjela shprehet:

“Shumë mirë e bëri. I përgjegjshëm. S’mund të ketë humbësi rrugë tjetër me përjashtim të dorëheqjes, ajo është kryesorja”.

I pyetur a duhet ta bënte edhe Berisha një hap të tillë?, Ngjela tha:

Nuk dihet se për kë luan Berisha, mund të ketë qendër, është i detyruar.  Lëreni të mundurin në mallëngjimin e vet.

Edhe gënjeshtrat që bën për të rigrupuar veten. I munduri nuk mundet dot të ketë logjikë, aq më tepër që ku është një individ i rrezikuar, dhe donte të nxirrte në pah ndërkombëtarisht forcën e tij, por paraqiti dobësinë. Nuk ka zë në opinionin publik.

Thotë ndonjë gjë të re nga dita në ditë. Historia ecën me trend. Trendi shqiptar është anti-Berishë, kot lodhet”.

Sipas Ngjelës mungesa e pragmatizmit në funksion të Berishës e katandisi opozitën drejt disfatës elektorale.

Nuk janë pragmatistë. Mungesa e pragmatizmit në funksion të Berishës i katandisi ashtu. Ai e deklaroi që për të shpëtuar veten shkatërroj edhe partinë. Është në gjendje të rëndë me gjithë përpjekjet që bën.

Këto zgjedhje u mbyllën, nuk ka më mundësi të flitet juridikisht për to. Të shohim ç’do drejtojë PS në pushtetin vendor. Deri tani e ka pasur 90 e ca për qind PS, se këta ikën nga zgjedhjet. Ikën nga zgjedhjet që të bënin kryengritje. Tani humbën zgjedhjet në mënyrë drastike dhe thonë do bëjmë protestë, ça proteste?!

Lexo edhe :  "Berisha s’duhet të jetë më kryetar, kërkon alibi për të mos dhënë dorëheqjen"

Ndaj kujt e ka alibinë Berisha, ku ka vota ai? Ai s’mori asnjë bashki të madhe. Kur s’të pranon shoqëria duhet të ikësh. Këta nuk po mendojnë fare çfarë do ndodhi në 2025-ën. Nuk e njohin pragmtizmin dhe s’kanë lidhje me partitë e tyre. Kjo është në një prizëm historik, komedi. Por komedia do trajtohet në të ardhmen me injorancën e këtyre. Në këto momente për ta është tragjedi.

E vuajnë si tragjedi dhe krijojnë gënjeshtrën për të dalë nga tragjedia. E pamundur. E ardhmja do tallet me ta, s’kanë vlerë intelektive. Nëse pasioni të errëson intelektin, tregon që je intelekt i dobët. Shqipërinë e ka drejtuar mediokriteti që në 1945-ën”.

Të fundit

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket sikur Bayern e ka tepruar...

Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave

Ulja e tarifës së rivlerësimit të pronave nga 15 përqind në 5 përqind, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026...

Lajme të tjera

Web TV