Mbyllet në barazim derbi i kryeqytetit,gara për titull ende e hapur por “buzëqesh” Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet pa fitues derbi i katërt sezonal i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Kreu i klasifikimit mbetet bardheblu, me skuadrën e Orges Shehit që mbetet në vendin e parë dhe ruan diferencën prej 2 pikësh.

Të besuarit e Giovanni Colella kaluan në avantazh me golin e Victor Da Silva në pjesën e dytë. Festa e “demave” u ndal nga Ardit Deliu, i cili me një gol të bukur nga distanca i dha një pikë bardhebluve. Në praninë e më shumë se 15 mijë tifozëve, derbi i kryeqytetit prodhoi emocione, raste, nerva dhe tension.

Mundësia e parë e rrezikshme u krijua nga Tirana, që në minutën e shtatë pati mundësinë për të kaluar në avantazh me Berishën, por goditja e tij shkoi jashtë. 10 minuta më vonë Rrapaj tentoi të zgjidhë gjithçka vetë, duke kaluar dy kundërshtarë e duke provuar nga distance, por as mesfushori i të kuqve nuk ishte I saktë. Minutat në vijim ishin më të mira për bardheblutë, që tentuan me Najdovskin dhe më pas me Deliun, por në të dyja situatat nuk pati rezultat.

Minutat e fundit të pjesës së parë ishin mjaft dinamike, teksa fillimisht Tirana pretendoi për 11-metërsh. Haxhiu harkoi nga e djathta, por topi u devijua nga Telushi. Rasti përfundoi në lupën e VAR që pas disa momentesh sinjalizoi kryesorin Cjapi se loja ishte e rregullt.

Pak sekonda para fundit të kohës së rregullt të fraksionit të parë Mba dhe Da Silva testuan reflekset e Bekajt, që në dy moment arriti që të shmangë golin. Ndërkohë që rasti i Berishës në kohën shtesë solli fundin e pjesës së parë.

Pa u mbushur 10 minuta nga pjesa e dytë, Partizani arriti që të kalonte në avantazh. Pas kombinimit të Mba dhe Victor da Silvës, braziliani arriti që të realizojë në portën e Bekajt me një goditje nga brenda zone.

Lexo edhe :  Prapaskena me klauzola: Manchester United shitet plotësisht?

Pas këtij goli, loja u ndërpre pas disa minutash, për shkak se portieri Rexhepi u dëmtua nga mjetet piroteknike të hedhura në fushë. Me avantazhin e arritur, Partizani nisi të mbrohej mirë, ndërsa Tirana ishte më kërkuese. Në të 71-ën, demat rrezikuan dhe autogolin për shkak se Matondo dhe Rexhepi nuk u kuptuan me njëri-tjetrin. Tre minuta më vonë Abazaj provoi nga një goditje dënimi, por topi shkoi mbi kuadratin e portës së të kuqve.

Tirana arriti që të barazonte rezultatin 9 minuta para fundit të kohës së rregullt. Një goditje nga distanca e Ardit Deliut shtangu Rexhepin dhe shkoi në rrjetë. Në festë bardheblutë që rindezën shpresën, e njëkohësisht i bënë minuta e mbetura interesante. Edhe pse gjyqtari i katërt akordoi 11 minuta shtesë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Tirana vijon të mbajë komandën e Kategorisë Superiore edhe pas javës së 33-të me dy pikë më shumë se Partizani.

Të fundit

Lulzim Basha: “Artur Zheji, mik i rrallë dhe intelektual i pashoq”

Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji. “I pabesueshëm...

Fëmijëve izraelitë u refuzohet hyrja në një park të aventurave në Francë

Një incident i pazakontë ndodhi në jug të Francës, ku rreth 150 fëmijë izraelitë nuk u lejuan të hynin në parkun aventuror Tyrovol, një...

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Rama: Lamtumirë mik! Gjetsh matanë paqen për shpirtin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Në një mesazh të shkurtër, por...

Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi, publikon pamjet

Reperi i njohur ka vendosur të bëjë një hap të guximshëm jashtë botës së muzikës, duke hapur një çerdhe moderne me emrin “HanaKids”, e...

Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe armë

Policia e Kosovës ka zbuluar një parcelë me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të Gjilanit. Sipas njoftimit zyrtar, bimët narkotike...

Lajme të tjera

Web TV