Miratohet struktura e re policore për krimet e rënda, ja si do të funksionojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miratohet struktura e re e Policisë së Shtetit, e cila pritet që të futet në zbatim në muajin qershor. Kjo strukturë është shtrirë nga Drejtoria e Përgjithshme, në drejtoritë Rajonale, komisariate e deri në stacionet policore.

Një nga institucionet që ka pësuar ndryshime të rëndësishme është edhe drejtoria e Tiranës. Mësohet se në këtë institucion janë krijuar sektorë të veçantë në mënyrë që krimet e shtuara gjatë viteve të fundit të kenë një efikasitet më të lartë në parandalimin dhe hetimin e tyre.

Tashmë Komisariati i Kavajës do t’i kalojë Durrësit, ndërsa Tirana do të marrë Komisariatin e Krujës. Vora do të njihet si Komisariati nr 7, e ndërsa Kruja si Komisariati nr 8. Praktikisht Tiranës i shtohen 2 komisariate. Nga ana tjetër Farka nga postë do të kthehet në stacion policor.

Krimet kibernetike kanë qënë në fokus të ndryshimeve.  Është ngritur një strukturë e re për krimin kibernetik dhe një e tillë për ekzaminimet kompjuterike. Është parashikuar gjithashtu edhe një riorganizim i policisë kriminale, ku ndarja e komisariateve do të bëhet me zona policore.

Përveç krimeve të rënda, do të jëtë edhe departamenti i krimeve që kanë volumin më të madh. Këtu bëhet fjalë për krimet si dhuna në familje, konfliket banale etj. Ky departament do të jetë i ndarë nga krimet e rënda që kanë në fokus goditjen e grupeve të strukturuara kriminale.

Edhe sektori i narkotikëve pa pësuar disa ndryshime ku është rritur numri i efektivëve hetues. Nga ana tjetër krimi ekonomik nuk do të ketë më agjentë të shpërndarë në terren. Ata do të kenë zyrën e tyre në drejtorinë e Tiranës ku do të presin denoncimet e qytetarëve deri në shumën 5 milionë lekë të vjetra. Për shumat më të mëdha do të merret drejtoria e përgjithshme. Agjentet e krimit ekonomik do të përfshihen tek operacionalja e Tiranës. Në total drejtoria e Tiranës do të ketë 629 efektivë nga 639 që ka deri tani.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV