Dramë në Ramon Sanchez Pizjuan, Sevilla i jep një “shuplakë” Juves në kohën shtesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sevilla siguron finalen e Europa League teksa mposhtën në kohën shtesë Juventusin me shifrat 2-1. Në stadiumin Sanchez Pizjuan emocionet ishin të mëdha, me vendasit që në fund patën të drejtën për të festuar. Në fakt, ishin bardhezinjtë ata që u shfaqën më këmbëngulës teksa në pjesën e parë patën disa mundësi të mira, ku veçohet një shtyllë e Moise Kean. Megjithatë, gola në pjesën e parë nuk pati.

Në fraksionin e dytë, Juventus gjeti golin me anë të Dusan Vlahovic teksa serbit i mjaftuan dy minuta në lojë për të tundur rrjetën e portierit Bono. Por, vendasit nuk mund të dorëzoheshin dhe gjashtë minuta më pas, Suso riktheu baraspeshën me një perlë nga jashtë zone. Deri në fund nuk pati fitues dhe sfida shkoi në kohën shtesë.

Aty ishin sërish vendasit më kërkues dhe në fakt gjetën edhe golin e përmbysjes me anë të Eric Lamelas në minutën e 95-të. Pas këtij momenti ishte Juventus që u hodh në sulm, mirëpo nuk ia doli të gjente golin, edhe pse në minutat e fundit, Sevilla mbeti me 10 vetë pas Acuna mori kartonin e dytë të verdhë. Gjithsesi, Sevilla në fund festoi biletën e finales së Europa League dhe më datë 10 maj në Budapest do të përballet me Romën.

Të fundit

Ndryshime në Tokio, kush është Sohei Kamiya, “Donald Trump i Japonisë”

Pak më shumë se 104 milionë votues japonezë me të drejtë vote shkuan në qendrat e votimit këtë të...

Mandati i katërt me “furtunë”, Rama premton epokë të re urbane

Këtë të hënë, 21 korrik, kryeministri Edi Rama iu rikthye rubrikës së tij virtuale “Sy m’Sy”. Komunikimin me qytetarët e nisi me aksionin më...

“Thethi nuk është për resorte”, Rama: Fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, hodhi poshtë aludimet se në Theth do të ndërtohen resorte turistike dhe për këtë arsye nisi aksioni për...

Plazhet shqiptare si ringje boksi, mund të bësh para duke vënë baste

Nga Leonard Veizi A po i afrojmë apo po i largojmë turistët? Me shumë gjasa, ne shqiptarët nuk e përballuam dhe as e menaxhuam siç duhet...

Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi!

Kryeministri Edi Rama u ndal sot, 21 korrik, te “Bankers Petroleum”, duke mbështetur Prokurorinë e Fierit në hetimin e kësaj kompanie. “Së pari, ne kemi...

Lajme të tjera

Web TV