KQZ certifikon rezultatin/ Veliaj dhe Sako drejtojnë Tiranën dhe Durrësin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë Tirana dhe Durrësi do të të vijojnë punën me të një njëjtit kryetar bashkie. Erion Veliaj dhe Emirjana Sako do të të drejtojnë bashkitë edhe për katër vite të tjera.

Dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka miratuar tabelat përmbledhëse zgjedhore për 2 nga bashkitë më të rëndësishme, ku u përqendrua gara e 14 majit, në Tiranë dhe në Durrës.

Kujtojmë se Bashkinë e Tiranës Kandidati i PS, Erion Veliaj mori një fitore të thellë, i cili mundi me një diferencë mbi 58 mijë vota Belind Këlliçin e koalicionit ‘Berisha-Meta’.

Veliaj mori 54.69% (158.688 vota), ndërsa kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi e ndjek në vendin e dytë me 34.58%(100351), me mbi 58 mijë vota diferencë. Kandidat i tretë u rendit Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, i cili ka marrë 4.77% të votave ose 13835 vota.

Roland Bejko i PD-së ka marrë 12.388 vora ose 4.27%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU ka marrë 0.73% ose 2104 vota, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.97% ose 2807 vota. Ndërsa sa i përket garës për Këshillin PS ka fituar bindshëm me 34 mandate ose me 50.41 % nga 61 në total. Socialistët janë ndjekur nga BF me 15 mandate 23.29 % të votave.

Partia Demokratike renditet forcë e tretë me 6.79 % të votave që përkthehen në 4 mandate deri më tani. Ndërsa, PSD numëron 3 mandate ose me 4.38 %, Lëvizja Bashkë, Nisma Thurje, PDIU, LZHK dhe PR marrin nga 1 mandat. Bashkë Fitojmë humbi një mandat në Këshillin e Tiranës dhe ja mori PSD, e cila nga 2 mandate u rrit në 3. Ndërkohë që në bashkinë e Durrësit fituese është shpallur Emiriana Sako e Partisë Socialiste e cila kishte përballë Igli Carën e Koalicionit Bashkë Fitojmë.

Lexo edhe :  Berisha në Kongresin e CDU-së në Berlin/ Kreu i PD publikon pamje nga takimet me zyrtarët

Sako ka siguruar fitore të thellë me 9721 vota diferencë. Ajo mori 55.57% të votave ose 48451, krahasuar me 44.43% të votave që mori Cara ose 38743. Sa i përket garës për këshilltarë PS ka marrë 28 mandate ose 50.56%, BF ka marrë 13 mandate ose 24.54%, PD renditet e treta me 5 mandate ose 9.35%.

PAA e Agron Dukës ose 6.20% dhe 1 mandat ose 2.70% ka marrë PSD e Tom Doshit. Ditën e shtunë, Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar rezultatet e  zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë. Fillimisht u miratua rezultati final i Bashkisë së Shkodër, ku triumfoi Benet Beci i PS përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”.

Ndërsa gjatë pasdites së të shtunës u miratuan rezultatet paraprake në Bashkinë Lushnjë, ku fituese u shpall Eriselda Sefa. Në Kamëz, Rakip Suli. Në Fier Armando Subashi, në Berat Ervin Demo, në Elbasan Gledian Llatja, në Vlorë Ermal Dredha dhe në Korçë Sotiraq Filo.

Po ashtu u miratuan dhe rezultatet në Këshillat përkatës Bashkiake. Tashmë palët garuese në zgjedhje kanë të drejtë ankimi.

Të fundit

Rama niset për në Madrid/Kryeministri njofton eventin e radhës që organizohet në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se do të udhëtojë drejt Madridit në Spanjë duke qenë se Shqipëria...

A është e garantuar vota e emigrantëve? KRIIK ngre shqetësime për procesin

Antuela Male, përfaqësuese e KRIIK, shpjegoi në një studio televizive informacion disa aspekte të kuadrit ligjor për votën e emigrantëve. Male tha se ligji...

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash...

U nda me Ledri Vulën! A është gati Sara Hoxha për një lidhje të re?

Mesa duket, Sara Hoxha nuk është ende gati për një lidhje të re. Ajo është pyetur nga ndjekësit rreth jetës së saj, e një prej...

Batutaxhiu Rama

Nga Namir Lapardhaja Sa herë që Edi Rama është në hall, ai e gjen menjëherë mënyrën për të dalë prej tij, duke lëshuar ndonjë batutë...

Lajme të tjera

Web TV