Kërkuan votën e bashkatdhetarëve/ Ja si shkoi gara për 7 kandidatët shqiptarë në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme në Greqi janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare, ku krahas grekëve edhe këtë vit kanë kandiduar shtetas me origjinë shqiptare, të cilët kryesisht aderojnë në partitë e së majtës greke.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Greqinë dhe për emigrantët shqiptarë që jetojnë këtu. Ishin 7 kandidatë shqiptarë që zbritën në arenën e votimeve për të kërkuar votën dhe hyrë në parlamentin grek.

Në fakt sfida më e madhe ka qenë pjesëmarrja në votime.

Të gjithë kandidatët kanë ftuar bashkatdhetarët në Greqi për t’iu bashkuar grupit elektoral dhe të shkojnë të votojnë.

Është një votë që fillimisht duhet të numërohet dhe natyrisht do të ketë mjaft rëndësi në zgjedhjen e kryeministrit të ri dhe partisë fituese në zgjedhjet e ardhshme të 2 korrikut”- tha gazetari Artur Bibe.

Cilët janë shtatë kandidatët shqiptarë në Greqi

Dy prej kandidatëve, Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik.

Ndërsa tre kandidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurrojnë me Partinë “Syriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke.

Të fundit

Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me...

Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro do të...

Mbi 80,000 të evakuuar dhe 30 viktima/ Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Pekin (VIDEO)

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 80,000 të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm kanë...

Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave të forta që frynë pas...

Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës

Spanja tha të hënën se do të hidhte nga ajri 12 ton ushqime në Gaza këtë javë, ndërsa uria kërcënon territorin palestinez pas 21...

Lajme të tjera

Web TV