NBA/ “Kapitullon” Boston Celtics, Miami Heat me një këmbë në finalen e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në NBA, Miami vazhdon të fitojë dhe siguron edhe ndeshjen e 3-të të finaleve të Konferencës së Lindjes.

Heat u imponuan 128-102 Celtics, duke shkuar në 3-0, dhe tani do t’u mjaftojë edhe një tjetër fitore për të arritur finalen e madhe kundër Denver Nuggets ose Los Angeles Lakers.

Ndeshja nuk lë vend për justifikim për Celtics dhe afron Miamin jo vetëm me titullin në Lindje, duke realizuar hakmarrjen, pasi u eliminuan vitin e kaluar pikërisht përballë Boston.

Që në Florida nuk do të kishte garë u kuptua që në pjesën e pare, të cilën të zotët e shtëpisë e mbyllën me një avantazh prej 15 pikësh, (61-46), por ishte në periodën e tretë me rezultatin 32-17 që ndeshja u arkivua krejtësisht.

12 minuta nga sirena finale diferenca ishte plot 30 pikë, kështu që në periodën e katërt Celtics ia dolën vetëm ta reduktonin pak diferencën.

Përfundoi edhe këtë herë me triumfin e Miami falë 29 pikëve të Vincent, 22 të Robinson dhe 18 të Martin, ndërkohë që për këtë herë Jimmy Butler nuk e ekzagjeroi duke e mbyllur me 16 pikë.

Mes radhëve të Boston, në krahun tjetër, më i miri ishte Jayson Tatum, me double – double prej 14 pikësh dhe 10 rikuperime, por me vetëm 33% të goditjeve të realizuara.

Nuk mjaftuan as 12 pikët e shënuara nga Brown, Pritchard dhe Grant Williams, përtej 11 pikëve të Kornet.

Zhgënjyen si Horford dhe Smart, të dy në kuotën e 8 pikëve. Në natën mes të martës dhe të mërkurës do të luhet ndeshja e katërt, sërish në Miami.

Është i pari “match point” për Heat që janë shumë pranë rikthimit në finale pas 3 vitesh mungesë.

Lexo edhe :  Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, nis gara për mbrojtësin francez

Herën e fundit ndodhi me Lakers, edhe pse këtë herë vështirë se do të ketë bis duke qenë se Lebron James me shokë kanë zhgënjyer përballë Denver.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV