Rama tregon afatin: Ja kur do të miratohet rritja e pagave në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ligji për rritjen e pagave në parlament do të miratohet në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Sipas tij, rritja do të nisë të aplikohet menjëherë dhe kategoritë që përfitojnë nga ky vendim do të marrin bashkë me majin edhe shtesën për muajin prill.

Ai tha se qytetarët do ta shikojnë se ai premtim nuk ishte elektoral, por një zotim që ka marrë përsipër qeveria shqiptare. Rama përsëriti edhe njëherë zotimin se brenda prillit të vitit të ardhshëm paga mesatare në Shqipëria do të jetë 900 euro.

“Ligji për rritjen e pagave kalon në parlament këtë javë. Arsyeja pse ligji ngeci është se unë i thosha qeverisë dhe deputetëve që do ju rritet rroga të fundit fare. Ministrat ranë dakord. Kur shkojmë në parlament deputetët thonë i duam pagat tani se lodhemi shumë. Me kalimin e ligjit të pagave që do garantojnë fillimin e rritjes së madhe që kemi thënë. Pagat e rritura do të merren që nga 1 Prill që shkoi. Kur të merret paga e parë të mos kujtojnë se ajo që është ajo e muajit. Do jetë edhe paga e prillit, dhe e majit. Votat i kemi marrë, zgjedhjet kanë mbaruar. Megjithëse ka kaluar kohë për shkak të vonesës, vonesën nuk e do e paguajnë ata që marrin pagën por do marrin atë që është premtuar. Prillin që vjen rritja do të përfundojnë të gjithë dhe do të kemi në Shqipëri një pagë mesatare 900 euro”, tha kryeministri Edi Rama gjatë turit falënderues me qytetarët e Bulqizës dhe Dibrës.

Të fundit

Sot afati i fundit i aplikimeve, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH

Ditën e sotme është afati i fundit për të dorëzuar aplikimet për postin e drejtuesit të ri të Byrosë...

Marrëdhenie ‘toksike’/ Trump ‘zemërthyer” nga Musk: As që më shkon mendja për të!

Komentet vijnë pas një dite në të cilën Trump dhe Musk shkëmbyen kritika në mediat sociale ndërsa marrëdhënia e tyre u përkeqësua publikisht. “As nuk...

Pensioni i 13-të për pensionistët/ Çfarë pritet të ndodhë deri në vitin 2030

Radonshiqi e ftuar në një studio televizive u shpreh se pensioni i 13-të është një moment pozitiv dhe vjen në kuadër të përshtatjes së...

“Mbylle gojën, vogëlush”/ Ministri polak tallet me Elon Musk, pas përplasjes me Trump

Më 9 mars Elon Musk shkroi në X (ish-Tëitter) se sistemi i tij i Starlinkut është boshti kurrizor i armatës ukrainase. Nëse ua ndal...

Ndeshja Shqipëri-Serbi!/ Zona pranë stadiumit do ketë bllokim të pjesshëm sot dhe nesër

Policia e Shtetit ka bërë me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i Serbisë deri te stadiumi “Arena Kombëtare” do të...

Lajme të tjera

Web TV