Kosovë/ Koronavirusi i bën grupet e bizneseve të shtojnë kërkesat ndaj qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjendur përballë situatës së krijuar nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus, rupet e bizneseve në Kosovë kanë apeluar qeverinë për masa konkrete si t’i mbështetë ato në këtë periudhë.

Në vend raportohen të paktën 5 raste me infeksionin fatal, nga të cilët një 77-vjeçar ka nevojë për terapi shtesë.
Për kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin, qeveria duhet të ndërhyjë në tri drejtime.

“E para është shtyrja ose riprogramimi i kredive që të mos ketë presion tek bizneset ose qytetarët. E dyta, është shtyrja e raportimit financiar. E treta, lidhet me këtë qartësimin ose me një qarkore … siç është lirimi i njërit prind nga puna.”

Paketat mbështetëse për bizneset janë një tjetër kërkesë e komuntetit në këtë periudhë paniku, sipas kreut të Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi.

“Sot i kemi tri komuna në karantinë, nesër mund t’i kemi të gjitha. Qeveria duhet të lëshojë leje të posaçme për sektorët e caktuar. Furnizimi i qytetarëve është siguri nacionale.”

Ndërkohë, Kosova I ka kërkuar qytetarëve most ë dalin nga shtëpitë e tyre. Gjithashtu janë pezulluar përkohësisht transporti ndërurban dhe fluturimet joushtarake dhe jomjekësore nga aeroporti Adem Jashari, janë mbyllur për një afat të pacaktuar lokalet, restorantet dhe qendrat tregtare si edhe kufijtë me shtetet fqinje.

Të fundit

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Lajme të tjera

Web TV