“Përparësi ka mbrojtja e votës”/ Berisha paralajmëron protesta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët tha se Partia Demokratike do të bëjë një analizë të thellë për mbrojtjen e votës së lirë, si një mision parësor i saj.  Gjithashtu ish-kryeministri paralajmëroi se do të ketë protesta të qëndrueshme kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet. Sigurisht PD do të analizojë me hollësi dhe përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë e saj, por PD do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri.”

“Tani ne jemi në një proces, e kam deklaruar para 2 muajsh. Mbrojtja e votës është një proces. Kemi objektiva të njohura, por na dalin edhe objektiva të panjohura. Kërkon analizë, durim, kërkon ekspertizë. Nuk po flas akoma për pjesën dixhitale, se janë tre bashki.”

“Por kërkon durim kjo! Dua të informoj se kërkon kohën e tij raporti sepse janë disa procedura që duhen bërë, por që kanë një volum të jashtëzakonshëm pune. Ne do i bëjmë ato, ne do jemi të vërtetë përpara shqiptarëve.”

“Kryesia e PD e miratoi plotësisht qëndrimin që fillimisht do të bëhet mbrojtja e votës. Analiza do bëhet pa asnjë diskutim. Në çdo aspekt dhe në përputhje të plotë me statutin. Por do bëhet në kohën që i volitet më shumë partisë dhe shoqërisë. Përparësi në këtë periudhë ka mbrojtja e votës.”

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV