Konfindustria: Rritje e fortë dhe e menjëhershme e çmimit të karburanteve, pas zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen e fortë dhe të menjëhershme të çmimit të karburanteve menjëherë pas zgjedhjeve vendore 2023.

Bordi i Trasparencës, menjëherë në javën e parë pas zgjedhjeve, rriti çmimin tavan të naftës me 6 lekë/litër. Sot në pikat e pakicës nafta tregtohet deri me 179 lekë/litër. Shqipëria i rikthehet përsëri çmimeve më të larta në rajon dhe nivel krahësimor nga më të shtrenjtat në kontinent.

Çmimet e rritura ndjeshëm të karburanteve në tregun shqiptar nuk shkojnë në të njëjtin kah me çmimet e shteteve të rajonit.

Pwr shembull në Maqedoni çmimi i produktit “naftë” i shprehur në Lek është më i ulët sesa 125 lekë/litër. Nëse do të bëhet krahësimi, përfshirë edhe ndryshimin fiskal, çmimi i “naftës” në tregun shqiptar është 15-20 lekë për litër më i shtrenjtë.

Konfindustria vlerëson, se vendimet e njëpasnjëshme të Bordit të Trasparencës në periudhën para dhe pas zgjedhore për çmimin e karburanteve krijojnë dyshime të arsyeshme, se janë jo vetëm kundër interesit publik, por edhe përdorim për qëllime politike.

Të fundit

Përplasja e trefishtë në Sauk, dyshohet se mjeku Cinari kreu parakalim të gabuar

Mjeku Vanion Cinari, i cili humbi jetën në aksidentin e trefishtë në Sauk, dyshohet se është shkaktar i aksidentit. Grupi...

Korça mbulohet nga mjegulla, policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes shpejtësinë

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale. Siç shihet e në pamje, prania e mjegullës është e madhe çka bën që mjetet të kenë pamje të...

Martesë për biznes? Luiz Ejlli i përgjigjet Dalina Buzit: I doli boja fytyrë dy mijëshes

E ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, me sinqeritetin që e karakterizon, bëri një deklaratë të fortë për çiftin Luiz-Kiara. Ajo ka komentuar...

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë, të dënuarit rrezikojnë burg përjetë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të forcuar kontrollin, ndërsa...

Projektet hekurudhore/ Balluku: Qeveria mund të mundësojë një pjesë të tyre

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një konferencë për hapjen e garës ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë - Hani i...

Lajme të tjera

Web TV