Formula 1/ Max Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Monacos, Redbull vijon dominimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Max Verstappen vijon dominimin në Formula 1 me makinën e Red Bull. Holandezi triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Montekarlos, Monako. Piloti holandez u nis nga vendi i parë dhe e menaxhoi në mënyrë perfekte garën.

Podiumi u plotësua nga Fernando Alonso dhe Esteban Ocon. Spanjolli i Aston Martin bëri një garë të mirë dhe e mbylli në vendin e dytë. Ndërsa piloti francez i Alpine, regjistroi podiumin e tretë të karrierës së tij.

FxOUTyvX0AI3UBO.jpg

Vetëm vendi i katërt për Lewis Hamilton, ndërsa dy pilotët e Ferrarit dështuan sërish. Charles Leclerc u rendit i gjashtu, teksa Carlos Sainz e mbylli në vendin e tetë garën në Principatë.

Piloti tjetër i Mercedes, britaniku Russell u rendit në vendin e pestë, ndërsa 10 vendet e parë u kompletuan nga Gasly (7), Norris (9) dhe Piastri(10).

FxOqyofXgAMn8rk.jpg

Pas fitores së sotme, Max Verstappen thellon diferencën me 39 pikë përkundrejt ndjekësit më të afërt. Që është shoku i tij i skuadrës, meksikani Sergio Perez. Gara e radhës në Formula 1 do të zhvillohet në datë 4 qershor në Spanjë.

Të fundit

Pas 4 orësh marrje në pyetje, Klotilda Bushka del nga SPAK: Nuk kam asnjë koment!

Pas katër orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e SPAK, deputetja socialiste, Klotilda Bushka është larguar nga ambientet e...

Grip me simptoma që zgjasin mbi 3 javë! Pediatri: Temperatura zgjat edhe 7 ditë

Virozat në këtë sezon dimri kanë qenë më agresive dhe po krijojnë infektime që zgjasin në kohë, duke sjellë përkeqësimin e shëndetit të popullatës. Edhe...

Të gjithë në SPAK, Tom Doshi: U thirra si person që kam dijeni për një hetim

Ish-deputeti Tom Doshi, njëkohësisht drejtues i PSD, iu përgjigj pozitivisht të hënën një fletëthirrjeje të Prokurorisë së Posaçme, SPAK. I buzëqeshur dhe i pashoqëruar me...

Romeo Kara paralajmëron arrestime “VIP” dhe lëkundje të elitës politike

Një epokë po mbyllet, një tjetër po fillon. Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj shënon një tjetër goditje të fortë në luftën kundër...

Floriana Garo shpall kandidaturën për primaret në Durrës/ Gati për e fitoren më 11 Maj

Zëdhënësja e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë, Floriana Garo, ka shpallur kandidaturën e saj për Primaret e PD-së në Qarkun e Durrësit. Ajo shprehu...

Lajme të tjera

Web TV