Eksportet bujqësore në rritje, Krifca: Shifrat flasin qartë mbi rezultatet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksportet e bujqësisë shqiptare, pasi kapën shifrën historike të rritjes, por edhe realizimin e objektivit ambicioz të qeverisë për gjysmë miliardë dollarë eksporte, vijojnë trendin rritës edhe në këto muaj të parë të vitit. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, vizitoi në Lushnje disa prej pikave të grumbullimit që eksportojnë prodhimet shqiptare në rajon dhe në Evropë. “Konstatojmë një rritje të volumeve të eksportit për prodhimet bujqësore në tregjet ndërkombëtare ku krahasimi i periudhës janar-prill 2023 ka një rritje të eksporteve bujqësore prej 5.3% në sasi dhe 12.1% në vlerë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, u shpreh ministrja. Krifca tha se, trendi në rritje i eksportit është tregues i qartë i politikave të duhura që kanë mbështetur të gjithë zinxhirin prodhues- grumbullues e standardizues të produkteve, i cili ka forcuar pozicionin tonë në tregjet e eksportit dhe na sjell më afër me përmbushjen e objektivit prej 1 miliardë dollarë eksporte bujqësore brenda vitit 2030. Nga këtu eksportohen mbi 15 trajlera në ditë me prodhime të frekëta bujqësore shqiptare që shkojnë në tregjet e Rajonit dhe ato të BE-së. Konkretisht domatja e prodhuar në këtë zonë po eksportohet në Itali në Milano në Romë, në tregje me vlerë të shtuar duke justifikuar kështu mundin e fermerëve tanë. Krifca i cilësoi eksportet bujqësore një nga elementët e rëndësishëm të suksesit të ecurisë së sektorit, teksa vuri në dukje agazhimin e MBZHR për sfida të tjera për garantimin e sigurisë ushqimore që kanë të bëjnë me ruajtjen e protokolleve të duhura që nga kultivimi , cilësia e tokës, seleksioni e standartizimi deri tek konsumatori final. “Vazhdojmë rritjen falë punës së palodhur të të gjithë zinxhirit ekselent prodhues – përpunues – eksportues të vendit tonë, të cilin e kemi mbështetur dhe do të vijojmë t’i japim prioritet”, u shpreh ministrja. Në totalin e eksporteve bujqësore kryeson grupi i perimeve të freskëta të serrave, ku Shqipëria është e avatazhuar nga prodhimi më i hershëm për shkak të klimës së ngrohtë dhe vendi ynë është një nga eksportuesit më të mëdhenj të domates në Europë. Ndër produktet kryesore të eksportuara janë gjithashtu; kastraveci, speci, lakra, qepa, preshi, drufrutorëve ku kryeson molla etj, për të vijuar me bimët mjekësore dhe prodhimet e agropërpunimit,ndërsa gjeografia e eksporteve “Made in Albania” është shtrirë në mbi 75 shtete të botës. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural krahas investimeve në vepra vaditëse dhe kullimi, ka shtuar subvencionet përmes Skemës Kombëtar ku përmes naftës pa taksa, ka mbështetur fermerët për uljen e kostove dhe rritjen e prodhimit. Krifca u shpreh se “trendi në rritje i eksportit të perimeve tregon që zbatimi i standardeve të larta të prodhimit dhe përpunimit të produkteve nuk duhet të konsiderohet më si një dëshirë apo një detyrë fakultative për prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë, por një detyrë primare zbatimi i së cilës ka lidhje të drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore, me kërkesën e konsumatorëve dhe të klientëve potencialë, me ruajtjen dhe forcimin e pozitave në tregjet e eksportit”. Sipas statistikave, eksportet e zarzavateve rezultuan me rritjen më të madhe në qarqet me bujqësinë më intensive në vend, si Berat, Lushnjë, Fier e Divjakë, ku sigurohet mbjellje me dy sezone. Gjeografia e eksporteve bujqësore shqiptare është shtrirë në 78 shtete të botës. Duke iu referuar statistikave, ministrja Krifca theksoi se, “eksportet bujqësore shqiptare, kanë përshpejtuar trendin e rritjes në sasi dhe në vlerë, duke shënuar rekord për prodhimin shqiptar. “Ambicia e qeverisë shqiptare është që brenda kësaj dekade eksportet e prodhimeve bujqësore të arrijnë në një miliard USD”, deklaroi ministrja Krifca.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV