Shiti në mirëbesim kompaninë e antenave te shoku, greku endet gjyqeve në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Me shpresën e krijimit të një drejtësie të re, nga viti 2017 e në vijim sistemi i drejtësisë Shqiptare vijon të copëtohet, duke “shkulur” në mënyrë të vazhdueshme dhe nxjerr jashtë në rrugë prokurorë dhe gjyqtarë.
Dosjet nëpër zyra dhe arkiva janë bërë kapicë, ndërsa s’ka njerës kush ti gjykojë dhe katranosi. Shumë nga ata që ishin në marëdhënie pune, janë larguar nga sistemi prej procesit të “Vettingut”, duke marë 70 për qind të pagës pa bërë asnjë punë.
Ata që pak vetë kanë mbetur në sistem, për shkak të ngarkesës së madhe të dosjeve, nuk janë në gjëndje të administrojnë çështjet, pasi sencat lihet njëherë në 6 muaj apo deri në 9 muaj.Kjo kohë relativisht e gjatë, bën që gjyqtari të humbi sensin e çështjes.
Gjyqtari nuk e kujton dot se ku e ka lënë seancën e parë dhe ku duhet ta fillojë seancën e rradhës.
Shumë qytetarë enden korridoreve të gjykatave, dikush se ka djalin në burg, dikush se ka burrin, dikush se kërkon pronës, dikush se divorcohet dhe dikush se është mashtruar.
Për shkak të profesionit tim si gazetar që mbuloj prej vite sistemin e drejtësisë në Shqipëri, krejt rastëisht takova korridoreve të gjykatës civile të Tiranës, një mikun tim grek Dimitrios Elefheriadis.
Dimitrios, është njeriu i parë që përmes antenave telefonike të ndërtuara në pika strategjike të hteritorit Shqiptar, ka ngritur në këmbë sistemin e komunikimeve celulare të kompanisë AMC Mobile dhe Vodafone Mobile.
Të njëjtin aktivitet Dimitrios, kryen dhe në Greqi. Por çfarë ka nodhur që Dimitrios Elefheriadis, ka përfunduar dyerve të gjykatës Civile të Tiranës.
Dimitrios më tregoi historinë gjerë e gjatë. Ku pas një biznesi të sukseshëm të ngritur në Shqipëri dhe Greqi për ndërtimin e antenave që transmetojnë valët celulare “AMC” dhe “Vodafone”, filluan të lindin konfliktet brenda familjes me bashkëshorten.
Konflikti mes Dimitrios dhe gruas së tij Evanthias Giankoumi bëri që çifti në vitin 2010 të shkëpuste marëdhëniet dhe në vitin 2014 të divorcohej, me vendim të gjykatës së Apelit Selanik.
Frika e çeljes së një procesi gjyqësor nga ish-gruaja, për përpjestimin e pasurisë, çoi biznesmenin grek Dimitrios Elefheriadis, të stimulojë në mirëbesim të plotë, shitjen e dy kompanive të tij që kishte në Shqipëri.
Bëhet fjalë për kompaninë “Hellas Servise”, një shoqëri kjo e themeluar në vitin 1998, ku Dimitrios gëzonte 50 për qind të aksioneve ndërsa pjesën tjetër e dispononte ortaku Ioannis.
Ndërsa kompania e dytë është “Energia B” e themeluar në vitin 2003, që aktualisht zotërohet me 60 për qind nga Ioannis Ntoumos dhe djali i tij Asterios Ntoumos me 40 për qind.
Stimulimi i kontratave të shitjes tek këto dy kompani, është kryer nga Dimitrios pikërisht tek bashkëpuntori më i ngushtë i tij, dhe njëherësh kumbari i djalit të Dimitrios, shtetasi grek Ioannis Ntoumos.
Të dyja kontratat janë kryer në një ditë, 24 prill 2015, ku palët pa shkuar tek noteri kanë shprehur vullnetin e tyre, duke stimuluar shitjes e aksioneve nga Dimitrios tek Ioannis.
Dy miqtë që tashmë janë bërë armiq, e kanë stimuluar këtë veprim vetëm me qëllim shmangien nga një proces i mundshëm gjyqësor, që mund të kishte Dimitrios me ish-bashkëshorten e tij në Greqi.
Dimitrios, ka firmosur një kontratë të stimuluar dhe jo përpara noterit, duke kryer shitjen e 50 për qind të aksioneve të kompanisë së antenave “Hellas Service”, me vlerën prej 500 mijë lekë të vjetra.
Ndërsa vlera reale e 50 për qind e aksioneve në vitin 2015 sipas pasqyrave të bilanceve në QKB, ishte në shifrën prej 460 miliard 4 milion lekë. Shifër kjo shumë herë më e madhe se vlera e deklaruar në kontratën e sitimuluar dhe shumë herë më e madhe se vlera prej 50 milion lekë të vjetra e deklaruar në Vendimin e Asamblesë së Ortakëve.
Në të njëjtën situatë dhe në të njëjtën ditë, Dimitrios ka firmosur një kontratë të stimuluar me Ioannis, duke i “shitur” këtij të fundit 40 për qind të kompanisë elektronike “Energia B”. Shuma e shitjes së aksioneve është shënuar në kontratë 300 mijë lekë të vjetra.
Mdërsa vlera reale e aksioneve që pasqurohet në bilancet e vitit 2015 në Qëndrën Kombëtare të Biznesit është 157 miliard e 7 milion lekë. Shifër kjo shumë herë më e madhe se vlera e deklaruar në kontratën e sitimuluar dhe shumë herë më e madhe se vlera prej 30 milion lekë të vjetra e deklaruar në Vendimin e Asamblesë së Ortakëve, që është depozituar pranë QKB.
Çmimi ka një mospërputhje tredimesionale, pasi në të dyja rastet i ndryshëm është në kontratën e stimuluar, i ndryshëm në Vendimin e Asamblesë së Ortakëve dhe i ndryshëm tek bilancet vjetore të depozituara në QKB.
Por ndonëse në dukje Dimitrios Elefheriadis i tjetërsoi kuotat personit të tretë loannis Ntoumos, ai ka vijuar de facto, të sillet si pronari i tyre. Ç’ka tregon se kontratat nuk kanë patur asnjëherë si qëllim ardhjen e pasojave juridike.
Dimitrios, ka vazhduar normalisht punën duke qënë në komunikim të vazhdueshëm me punonjësit dhe ka drejtuar punimet në të dyja shoqëritë e ngritura në Shqipëri.
Duke mos qënë formalisht ortak i dy shoqërive, ortaku Ioannis Ntoumos, i ka transferuar Dimitrios, përmes punonjësve të ndryshëm pagesa që përfaqësojnë pjesën e tij takuese, në fitimin e shoqërive.
Madje në 6 janar 2023, është provuar se përmes “Ëester Union” evidentohet se në llogari të Dimitrios në mënyrë peroidike, prej vitit 2015 kur është realizuar shitja e kuotave, kanë kaluar pagesa nga punonjës të ndryshëm të shoqërive.
Gjithashtu vijueshmëria e pozicionit të mëparshëm në të dyja shoqërite e Dimitrios Eleftheriadis, parashtrohet dhe në deklaratat noteriale të punonjësve të dy shoqërive, Klajdi Duzha dhe Mirushe Capi.
Nisur nga kjo situatë, gjykata e Tiranës në datën 23 janar 2023 ka vendosur të sekuestrojë 40 për qind të kuotave të ortakut Ioannis Ntoumos në kompaninë “Energia B” dhe 50 për qind të kuotave të tij në kompaninë e antenave “Hellas Service”.
Tashmë aksionet janë bllokuar nga një kompani përbarimore. Por që nga periudha e marjes së masës së sigurisë e deri më sot, nuk është arritur të zhvillohet procesi gjyqësor.
Kjo pasi shkak është bërë ngarkesa e madhe që kanë gjyqtarët e Tiranës. Ndërkohë nga ana tjetër ish-miku i Dimitrios, Ioannis Ntomos, që synon të bëhet dhe kryetar i një bashkie në Greqi, po përpiqet të mbyllë çështjen civile përmes marifeteve dhe veprimeve korruptive.

Të fundit

Veliaj sjell projektin e sheshit në fund të Bulevardit të Ri: Tirana moderne

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë sot në vëmendje një nga projektet më ambicioze për kryeqytetin: ndërtimin e sheshit ceremonial...

Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin e tij, duke bërë...

Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Sipas...

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Lajme të tjera

Web TV