Koronavirusi vë përfund Evropën, vret mbi 2.200 njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka marrë deri më tani më shumë se 2,200 jetë në gjithë Evropën, ku vendi më i goditur është Italia.

Vetëm në 24 orët e fundit në vendin fqinj (Itali) gjetën vdekjen nga koronavirusi 368 persona.

Gjithsej në të gjithë Evropën numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 2291, ku në  Itali kanë ndërruar jetë 1809 persona.

Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi pas Kinës. Në Francë, numri i vdekjeve kapërceu në një ditë nga 91 në 120, ndërsa numri i personave të infektuar është rritur me 1 mijë.

Evropa në tërësi ka shënuar mbi 500 vdekje të reja në 24 orët e fundit dhe 52.400 të infektuar.

Në Itali, numri i të infektuarve ka shënuar rekord me 3509 në 24 orët e fundit. Në total, 24.747 njerëz janë infektuar në Itali me koronavirusin që është përhapur në të gjithë botën.

Milano është rajoni më i prekur me 1.218 të vdekur dhe 13.227 raste të infektuar. Sa i

përket vdekjeve nga koronavirusi në gjithë botën, ato shkojnë në mbi 6.000.

Kina kryeson numrin e vdekjeve me 3,199 viktima, por tashmë Evropa është shndërruar në vatrën e pandemisë  globale që po përhapet me shpejtësi dhe deri më tani nuk dihet se kur do të mbarojë.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV