Vrasja për një vajzë/ Merret vendimi për të rinjtë që i morën jetën Stiven Toshkëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të ‘arrest me burg’ për Axel Hoxhën, të riun që vrau me thikë 20-vjeçarin Stiven Toshkëzin, në afërsi të kompleksi “Halili” në Tiranë.

Vendimi për vijimin e mbajtjes në burg për Aksel Hoxhën u mor pak ditë më parë. Të njëjtën masë sigurimi gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur edhe për bashkëpunëtorin e tij, Ensi Maze.

Hoxha është shprehur se konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme dhe ka pretenduar se 4 muaj para krimit, 20-vjeçari e kishte dhunuar pas një konflikti mes tyre. Ai ka treguar para hetuesve se viktima e akuzonte se i kishte shqetësuar të dashurën, gjë të cilën e ka mohuar duke thënë se “komunikimin dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë”.

Hoxha ka treguar se kishin biseduar me 20-vjeçarin dhe për t’u takuar dhe sqaruar lidhur me konfliktet e mëparshme që kanë pasur, por natën e krimit e kishte parë rastësisht.

“Qëllimi ka qenë të bisedonin”, tha ai duke pretenduar se viktima në atë moment ka nisur të flasë me tone të larta, gjë që sipas tij ka agravuar situatën.

Axel Hoxha ka pretenduar se thikën e ka pasur me vete rastësisht. Gjithashtu ka treguar se miku i tij, Enzi Maze, i arrestuar pak orë pas ngjarjes nuk kishte lidhje me ngjarjen pasi ka qenë rastësisht i pranishëm.

Ngjarja ndodhi në 18 prill, pranë rrugës “Skënder Sallaku”, ku në bashkëpunim me shtetasin Ensi Maze, 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), Aksel Hoxha, goditi me mjet prerës Stivën Toshkëzi 20 vjeç, i cili ndërroi jetë.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV