Nesër provimi i parë i Maturës/ Kushi uron maturantët: Jemi këtu për t’ju mbështetur fort

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka uruar përmes një video-mesazhi maturantët të cilët do t’i nënshtrohen nesër provimit të parë të maturës shtetërore 2023, atij të gjuhës së huaj.

Kushi tha se kemi marrë të gjitha masat me ekipet tona që ky proces të jetë sa më i qetë.

“Edhe pak orë na ndajnë nga provimi i parë i Maturës Shtetërore, një moment i shumëpritur për të gjithë ju sepse do të kurorëzoni punën dhe përpjekjet e shumë viteve. Jemi këtu për t’ju mbështesim fort që të gjithëve.
Kam besim që ju do të jepni më të mirën dhe nesër do të jeni krenarë për veten tuaj, por po ashtu do të jenë krenarë edhe familjet tuaja dhe të gjithë ne”, THA kUSHI.

Urimin për maturantët Ministrja Kushi e bëri së bashku kryetaren dhe nënkryetarin e Parlamentit të Nxënësve, si dhe me ish-nënkryetaren e Parlamentit të Nxënësve që aktualisht është studente në të dytë për Stomatologji në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Katër provimeve të maturës do t’i nënshtrohen rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin.

Këtë vit provimeve të maturës do t’i nënshtrohen rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe për të cilët kemi hartuar teste të veçanta.

Të fundit

Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson në Evropë

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë...

“Njerëzit e dinë që jam homoseksual,” ambasadori i BE në Shqipëri: Jam i martuar me burrë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me javën kulturore europiane dhe nën...

Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, qytetari i merr armën policit dhe tenton të…

Një konflikt që mund të përfundonte me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë. Konflikti raportohet se...

“Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

Pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj, “Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale....

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën ndaj kriminalitetit, prezantimin e të...

Lajme të tjera

Web TV