Hyn në fuqi ligji i pagave/ Ata që paguhen deri në 50 mijë lek, nuk do tatohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pagat nga 0-50 mijë lekë nuk do të tatohen.Duke nisur nga 1 qershori tatimi mbi pagat do të përllogaritet me fasha të ndryshme.

Nga këto ndryshime të punësuarit me pagë, nga 40-50 mijë lekë në muaj, nuk do të paguajnë tatim çka do të thotë  se rreth 65 mijë  individë  do të jenë jashtë skemës së taksimit dhe të ardhurat që deri dje i paguanin në formën e  taksave, do t’i kenë për konsum individual.

Ata do të paguajnë vetëm kontributet shoqërore e shëndetësore dhe do të përfitojnë deri në 13 mijë lekë shtesë në pagë.

Deri më tani pagat e patatueshme ishin deri në nivelin 40 mijë lekë.

Një lehtësim është bërë edhe duke e përgjysmuar nivelin e tatimit nga  13% në 6.5% për kategoritë që paguhen nga 50-55 mijë lekë, në mënyrë që edhe këta të kenë një barrë fiskale  më të harmonizuar.

Ndërkohë  mbi këto nivele, do të ruhet taksimi 13% me prag përjashtues 30 mijë lekë dhe për pagat mbi 200 mijë lekë, taksimi do jetë  23%.

Objektivi i këtij ndryshimi  ka qenë që të lehtësohen , punëmarrësit me paga mesatare. Heqja  e tatimit për pagat deri në 50 mijë lekë, është një masë e rëndësishme dhe dobiprurëse për të gjithë të punësuarit që janë në këto kategori.

 

Të fundit

3 stacione meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Në Korçë janë instaluar tre stacione moderne meteorologjike, të cilat synojnë të ndihmojnë fermerët duke sjellë një frymë të...

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit vë në dukje një sërë...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Lajme të tjera

Web TV