Ministria e Jashtme greke ka dalë në një deklaratë për shtyp për çështjen Beleri.
Në këtë deklaratë theksohet se, “Refuzimi i sotëm i ankesës kundër vazhdimit të masës së paraburgimit për kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleris, nuk rezulton të jetë në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor, ndërkohë që nuk përbën trajtim të drejtë të një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit vendor, pasi, siç konkludohet nga një njoftim i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, është i vetmi paraburgim në gjithsej 31 ankesa për krime elektorale.
Ai gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e qëllimshmërisë politike për vazhdimin e masës së paraburgimit, pasi krijon pengesa thelbësore që F. Beleris të marrë detyrën e tij si kryetar bashkie.
Vazhdimi i masës së paraburgimit të F. Beleris ka qenë objekti i bisedës së sotme mes ministrit të Jashtëm Vasilis Kaskarelis dhe homologes së tij shqiptare Olta Xhaçka në Oslo, në kuadër të takimit joformal të ministrave të jashtëm të NATO-s.
Ministria e Jashtme greke- vazhdon deklarata- e mban çështjen Beleris shumë lart në prioritetet e saj dhe, përtej dimensionit dypalësh të çështjes, do të vazhdojë të informojë dhe ndërgjegjësojë komunitetin ndërkombëtar dhe në veçanti partnerët europianë, pasi Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në BE.