“Shtohen hapësira të reja për artin”/ Veliaj: Javën tjetër, themelet e Teatrit Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javën e ardhshme do të hapen themelet e Teatrit të ri Kombëtar. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i pranishëm në inaugurimin e Kinemasë Agimi, ndër më të vjetrat në kryeqytet,

“E di që për shumë prej këtyre projekteve kemi pasur shumë, shumë debate, por detyra ime nuk është të marr vendime që iu pëlqejnë të gjithëve, detyra ime është të marr vendime që iu shërbejnë të gjithëve.

E di që ka ende një pjesë të njerëzve që mund të jenë të mërzitur me mua për Teatrin, por javën tjetër ne do hapim themelet e Teatrit të Ri. Për gjëra që e kishin statusin monument kulture, siç ishin “Shtëpia e Libohovitëve” apo “Sarajet e Toptanasve”, i shpronësuam do ua kthejmë publikut”, tha Veliaj.

“Më vjen mirë mbi të gjitha që e keni sjellë në këtë formulë të re që është një derë e hapur për të gjithë ata që duan të përqafojnë artin dhe kulturën”, tha Ministrja Margariti.

Veliaj u ndal edhe tek Piramida, për të cilën tha se do të jetë plotësisht funksionale në Shtator.

“Për Piramidën do të shfrytëzojmë gjithë verën për ta plotësuar me pajisje teknologjike – servera, kompjutera – pra, edhe aty do të kemi disa salla të ngjashme. Nëse në fund të këtij misioni, bashkë me Elvën e me bashkëpunimet tona që kemi nëpër qytet, i lëmë qytetit këtë lloj akupunture, si “Shtëpia Kadare”, “Reja”, “Toptanët”, “Libohovitët”, salla e Akademisë, që pritet të hapet së shpejti, Piramida, Teatri, Galeria, Teatri i Vjetër i Kukullave, them se i kemi dhënë këtij qyteti një pajë që do jetë për gjenerata”.

Ndërsa në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u inaugurua Akademia e Çiklizmit, një hapësirë e standardizuar e stërvitjes dhe garave për të vegjlit.

Lexo edhe :  Shoku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, Van Damme shpreh ngushëllimet

Përveç pistës prej 280 metrash, në këtë hapësirë ka edhe kënde të tjera lojërash dhe hapësira për fëmijë.

Të fundit

Flogert Muça: Lapaj po kërkon mëshirë nga Rama

Adriatik Lapaj ka ditur gjithmonë të shfaqet si njeriu i betejave morale, si tribuni i ri që do t’i...

Ancelotti përplaset me Barcelonën për listën e Brazilit

Brazili ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eliminatore për Kupën e Botës 2026, por "Selecao" e ka siguruar...

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të lëshuara nga Izraeli në...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Lajme të tjera

Web TV